Paketat dhe lutjet për biznesin: Pse modeli i Elvis Naçit dhe Ermal Mamaqit “trazoi” rrjetin

6 Dhjetor 2020, 18:39Blog TEMA

Nëse do duhej që të veçonim në javën që po lemë pas, një tendencë të re që po shfaqet në shoqërinë shqiptare, ajo u pa tek personazhet publikë si Elvis Naçi dhe Ermal Mamaqi. Çfarë ka ndodhur dhe kush është pika që i bën bashkë, këto dy njerëz kaq të ndryshëm?

I pari, Elvis Naçi është një hoxhë që prej kohësh e ka rritur popullaritetin, për shkak të një ndërmarrje bamirëse në ndihmë të shqiptarëve të varfër e në hall. Ajo është e fokusuar tek bërja e familjeve të pastreha, me banesa të reja. Por, edhe tek ndihma shëndetësore e të varfërve. Përmes fondacionit të tij, është angazhuar në rindërtimin e banesave të disa familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Thyerja e parë erdhi kur u bë publik lajmi se veprimtaria e tij, përtej predikimeve fetare dhe bamirësisë u fut në fushën e biznesit. Publikimi i lajmit për blerjen e spitalit “Continental”, nga fondacioni i tij për 350 mijë euro, prodhoi debate. Ndërsa ajo që i çoi ato në një nivel të ri këtë javë, ishte lajmi se ai kishte hyrë edhe në biznesin e syzeve, përmes një dyqani ku kërkoi lutjet e besimtarëve që “tu ecte mbarë”!

Pak a shumë kjo është edhe metamorfoza e Ermal Mamaqit. Nga Dj, këngëtar dhe aktor humori, ai hyri në biznesin e eventeve dhe organizimit të dasmave, e më pas në atë të produksionit kinematografik, duke arritur të prodhonte filma humori. Të gjitha diti ti marketonte në mënyrë të shkëlqyer, e përmes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale, u bë një nga njerëzit më të ndjekur e të pëlqyer. Të gjitha këto, iu përkthyen në të ardhura që siç ka thënë vetë, shumë të mira.

Pas kësaj ai nisi të jeptë këshilla për të tjerët. E ajo më e vyera ishte: “Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, por kush lexon më romane tani!” Kaq u desh që të vinte furtuna e parë kundër tij. Por ai që predikoi mosleximin, si mënyrë për të ecur para në jetë, u “zbulua” se jepte leksione.

Çmimi që duhej paguar për tu trajnuar nga Ermal Mamaqi ishte aq i kripur sa provokoi një tjetër furtunë.

Po pse krijuan kaq zhurmë, këto dy personazhe kaq të ndryshëm, këtë javë? Ka disa arsye, por më kryesoret janë:

E para, si Naçi ashtu dhe Mamaqi për aq kohë sa kanë qenë në rolet e tyre natyrale, janë mbështetur dhe adhuruar pa kushte, duke ua rritur kuotat publike deri në atë pikë sa ndoshta as ata vetë nuk e kanë ëndërruar më parë.

E dyta, në momentin që ata kanë dalë nga këto dy role, duke dashur që ta shndërrojnë çdo gjë në biznes vetëm për përfitime personale, ata kanë stonuar dhe aty ka filluar kontestimi i tyre.

E treta, zgjedhja për të bërë biznese në rrugë atipike për profilin dhe arsyet pse ishin bërë të famshëm, në vend që ti ndihmonte, u vuri pikëpyetje edhe mbi ato që kishin arritur më parë.

E katërta, publiku edhe mund të manipulohet, por jo deri në atë pikë sa të luten që ti të fitosh sa më shumë para në biznesin tend privat dhe këtë tua shesësh, sikur ti po e bën për të mirën e tyre.

Dhe e fundit, njerëzit nuk mund të pranojnë me sa duket, të marin leksione nga dikush që nuk lexon e për rrjedhojë, nuk ka as se çfarë tju transmetojë. E më keq akoma, kur këtë kërkon tua shesë edhe si diçka në të mirë të tyre dhe jo thjeshtë si një biznes personal fitimprurës.

Pësimi që patën gjatë kësaj jave, mund të shërbejë si mësim jo vetëm për Elvis Naçin e Ermal Mamaqin, por edhe për vetë shoqërinë shqiptare për të mos u zhgënjyer më si jorrallëherë në këto 30 vite.(Alpenews)

28 komente në “Paketat dhe lutjet për biznesin: Pse modeli i Elvis Naçit dhe Ermal Mamaqit “trazoi” rrjetin”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Turkish sehir…… continue!

    1. vang says:

      ;MOS lexoni rromane; thene nga Mamaqi eshte nga mungesa e nivelit dhe budallalleku i rradhes sepse kur flet shume si puna e Lubonjes do e marresh heroin e vertete si mitik .Ndersa per hoxhen Naci do theksoja se ai pervehteson aq shume nga ndihmat ne krahasim me ate cka u jep shqiptareve te varfer, sa qe vlen ta mendojne ata qe dergojne ndihmat tek ai personalisht dhe ato ndihma te mos udhehiqen nga motive fetare qe Evisi te na e ktheje gjithe shqiperine ne myslimane.Pretendimet etij se ”bamirsia eshte virtyt” perpiqet te mbuloje ate qe ai ben me kete virtutshmeri.

  2. tom says:

    Mashtrimi ne plane te pare nga kushdo me qellim grabitjen e te tjereve per te rritur perfitimet e veta.Kjo personifikohet me mire jo vetem te keta dy persona por te te gjithe ata qe kane vene ne dispozicion televizionet,postet shtetrore,partiake etj etj.

  3. Jimi says:

    Njeri mashtrus dhe Hoxhe !? Tjetri nje injorant, i cili “rekomandon” bojkotin e leximit e librit, por qe ben shakaxhiun!? Per cudi nje pjese e mire e miletit i marrin per etalon te “njeriut te ri” !? Mjere ai shtet qe mund te bjere ne duart e ketij “Njeriut te ri”.

    1. . says:

      Mos krahasoni dy protagonistet.
      Hoxha Elvis beri pasuri dhe karier duke mashtruar dhe shitur keqardhje, moral, bamiresi dhe hyjni.
      A nuk do te quhej skandal per ju nqs te njejtat qe ben Hoxha do ti bente nje Prift i Krishter ?
      .
      Kurse Ermali eshte nje njeri i thjesht qe evulon ne Art dhe biznes, as ka mashtruar as ka vjedhur.

  4. nord.al says:

    Te dy mbeturina osmane.

    1. 30 Perandoret Iliro - Romake says:

      Terminologji idiote.

      Perandoria Osmane ishte nder shtetet me te zhvilluara ne vitet 1500, 1600 dhe biles edhe 1700.

      Shqiptaret myslimane ishin nder njerezit me te rendesishem dhe fuqishem.ne kete Perandori.

      Term qe i ka ikur koha dhe nuk ka lidhje me realitetin.

      Maloket ose pseudo ” europianistet” e perdorin si term.

      1. Besart says:

        Per injorante si ty sigurisht. Plasi pak trute (nese ke) dhe lexo. Ose te pakten na thusaj ç’te re dhe progressive sollli persndorija osmame, perveç luftrave pushtuese dhe prapambetjes shekullore pothuajse ne çdo vend qe shkuan. Lexo per rilindjen Evropiane shel. 15-17. Lexo per zhvilimet ne art, shkence te cilat vazhdojne te çojne boten perpara.
        Lexo edhe per persekutimin sistematik shekullor te kultures dhe gjuhes shqipe nga osmanet.

        1. 30 Perandoret Iliro - Romake says:

          Te me thuash ti mua injorant eshte sikur nje analfabet te ofendoje nje shkencetar.

          Une historine e njoh shume me mire se ty dhe po te them qe ” Rilindja europiane” eshte nje epoke e mbivleresuar nga njerez qe kane per axhend heqjen e besimit nga Zoti.

          Po ti kaq di.

          Perandoria Osmane der ne vitet 1690 ishte me e zhvilluar ae shumcia e botes perendimore.

          Pastaj me.ardhjen e revolucionit industrial, mbeti mbrapa.

          Historia nuk Fillon ne 1760 o lali vogel.

          Nuk eshte rastesi qe Perandoria ishte me e zhvilluar per sa kohe kishte kryeministra Shqiptare ne krye.

          Sa per mitin enverist qe Perandoria Osmane paska persekutu gjuhen shqipe, mjafton te te them qe ka pasur qindra botime ne shqip ne manastire Ortodokse dhe gjuha shqipe shkruhej ne 10 alfabete ne vitet 1600, 1700 dhe 1800.

          Vetem ne Voskopoje jane bere mijra botime ne shqip.

          Shqiptaret nuk e zhvillonin vet gjuhen e tyre ashtu sic nuk e Benin edhe Iliret me perpara.

      2. anticensurë25642654 says:

        30 perandorët
        a me të vërtetë e ke??
        perandoria osmane më e zhvilluara nga shekulli i gjashtë deri në të tetin??
        për çfarë mor lal??
        për blerjet që bënte në europë??apo për pushtimet??
        pushtimet nuk quhen zhvillim or lal!!
        ajo në këtë periudhë që përmënd ti nuk ka bërë gjë tjetër veçse është zgjeruar,pra ka pushtuar!!
        or lal atje vetëm zhvillim nuk ka pasur!nuk zhvillohet qytetrimi me ndërtime medresesh!!
        ajo perandori “e zhvilluar”universitetin e parë e ka hapur në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë!!
        pra kur të tjerët kishin gjysëm mijëvjeçari që studionin në to!!
        sa për shqiptarët myslymanë si njerzit më të rëndësishëm!?
        gjithnjë shërbëtori i devotshëm është shpërblyer nga pushtuesi!!
        nuk mund ta përdorësh si mburrje këtë mor 30 perandorët,të mburresh se pushtuesi të kavlersuar shumë!?
        do të thotë se paske një dashuri të ndyrë për tradhëtinë!!
        është e vërtetë që shumë shqiptarë kanë drejtuar perandorinë osmane,por kjo nuk duhet të jet nder për ne!!nëse e përdorim si nder atëherë do të thotë se paskemi qënë tradhëtarë të vetes tonë dhe kemi bashkpunuar me osmanët për të mbajtur nën sundim popuj të tjerë!!
        o lal,ne nuk kemi qënë ndryshe nga popujt e tjerë!
        kemi pasur tradhëtarët tanë njëlloj si kemi pasur heronjt tanë!ashtu si i kanë pasur dhe sërbët e bullgarët,”grekët” dhe rumunët!!shumica e tyre nuk i përmënd,sepse nuk janë kaq budallenj sa një pjesë e trashë e shqiptarëve!!
        ne mbrojmë tradhëtinë,ata e luftojnë!!
        sa për “malokët europianist”,mos harro se ti je një batakçi anadollak!sepse dhe turqia,ata normalët, nuk e duan më periudhën e errët osmane!!
        vetëm erdoqëni është i dashuruar pas saj,dhe me zi po pret që të ketë rastin ti përdorë të njëjtat mjete si sulltanët për të robëruar popujt reth e qark!
        o tyç një herë ra daci në kos,sot nuk bie më!!

  5. Molla e dijes says:

    Ky E.Naçi duhet të shkojë në burg. Është një hajdut bastard dhe sharlatan fetar. Çuditem kush janë ata budallenj që i besojnë paratë e tyre këtij plehre gjasme për bamirësi! Ky Naçi fundërrina ka mbështetje qeveritare patjetër që lihet i lirë të vjedhë e të mashtrojë dynjanë.

  6. ??Usa says:

    Hoxhe me spital privat, me show televiziv privat, me dyqan syzesh luksi!! Dergojini donacine o njerez. Bejini zengjine se per kete ju mashtrojne. Popull dele.

  7. Publius Varus says:

    O Mero ( bashke me nja 2 portale te tjera), pse i bini Elvisit mer burr??? Kaq te ulet jeni???

    Urdherat jua jep drejtperdrejt Rama apo Fuga???

    Nga cfare keni frike? Nga shembulli i mire qe jep Elvisi??? Qe ka nxjerr 500 familje te mjeruara dhe varferia dhe i ka dhene shtepi dhe pensione nderkohe qe Rama ka emigruar sa Shqiptare???

    Qe Elvisit Shqiptaret i besuan 10 milione euro ndersa qeverise as 4 milione???

    Kjo ju tremb???

    Blerja e nje pjese te spitalit eshte bere shume e hapur me parate e fondacionit per kurim te qindra femijeve te varfer qe nuk kane pare 1 dite te bardhe.

    Gjerat jane shume transparente.

    Por edhe e zeme se Elvisi eshte mashtrues….

    Elvisi eshte problemi i pare i Shqiptareve???????

    Po politikanet, gjyqtare e prokurore, doganiere e tatimore te Berishes ,Nanos e Rames mendohet se kane 100+ millard leke cash dhe asete te bere keto 30 vite me vjedhje dhe manipulime.

    Keni lloj lloj bastaresh qe jane te etur per sex si ai moter shkerdhyeri qe kerkonte te behej perseri kreu i peshngritjes, apo qe rrine kot.

    Mos harroni se propaganda qe beni kunder Elvisit nuk ndikon pertej gazetave tuaja.

    Mamaqin nuk po e permend fare se eshte vemje.

  8. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Ore njeres pse cuditeni! Eshte mese evidente qe si hoxha si mamaqi me shoke sot ne Shqiperi jane bere te pasur nga injoranca qe mbizoteron ne Shqiperi. Sot behet I pasur hajduti, behet I pasur mashtruesi, behet I pasur nje karagjoz si mamaqi keta lloj njerezish shesin sot dhe per fatin e keq injoranca e tepert qe eshte ne Shqiperi shftytezohet nga keta lloj njerezish. Shikojeni boten jashte se cilet njere jane te pasur dhe do kuptoni se ne cfare llumi jetojme ne ne Shqiperi.

  9. Imami-Elvic-Naci dhe Idjoti-Moderrne Mamaqi says:

    @@Elvis Naci,Ble nje Spital??Per te Ndihmuar te Varferit??Apo eshte thjeshte nje Investim-Fitimprures??????
    ky NJeriu i “Allahut”,qe na Paraqitet si Shenjtore “Bamirsie” suhet te SQAROJ Burimin e te Ardhurave te tije…..dhe ato ” Vila” me Blloqe qe Nderton,ne Emer te Bamiresise,i bene apo nje Fasade Bindese per Investitoret e vertet te Parave??????????
    @@Imam,-Hoxhe,apo Bisnessmen????????????
    Si behet Sherbimi ne Spitalin e Imamit Naci:Me Para,apo Falas??dhe si Paguhet Personeli??Ne RRuge Bankare apo Ne Dore??Bie ere Pare-zeze-nuk po theme Islamike…
    @@Ky Mamaqi,eshte nje Idjote Mderrne,qe kerkon te jape Leksjone…mbase Leksjonet e tije i Degjojne Shume,por jo dikushe qe ka KUltur Letrare dhe ka nje Bibloteke ne Shtepi me Libra te Autoreve Shqipetare dhe te Huaj….a ka lexuar ndonje Roman ky “Inteligjenti” Mamaqi???

  10. mik says:

    Ala se kuptuam ne shqiptaret !!
    Ç’na duhet ne se kush asht Naçi e Mamaqi. A jane keta te dy ata qe bajne politiken e Shqiperise ? A jane fajtore keta te dy per humbjen e nogociatave me Europen ? A jane keta te dy fajtore per gjysmen e popullsise qe nuk ka buke me hanger ? A jane keta te dy shkaktare te humbjes se shpreses se shqiptareve ?
    A nuk bahet kjo me qellim per me spostu vemendjen e shqiptareve prej problemeve themelore ?
    A nuk e keni vene re gjithmone ne kohe krizash politike shpikin histori me Tarzane ?

  11. Daja says:

    Ne Usa mamaqiu dhe naci i zen birishes i kerkojne ne burg. Rama i mbron ato n.

  12. Nuk ju dal ne mbrojtje te dy ketyre , kur ka njerez qe i besojne pse mos bejne qef , ata ne nje fare menyre i bejne reklame punes te tyre , nqs ka dicka me ligjin me regullat , ka organe qe meren me kete pune , tatimore , inspektiorat pune deri organet e drejtesise apo ato ligjzbatuse .
    Ana tjeter e mashtrimit qe permendet ketu , me thoni me qe jemi dhe ne fushate elektorale , a nuk ju duken mashtrime disa premtime llogjikisht te pa realizushme per vende te fuqishme , dhe jo me per nje vend te raskapitur ekonomikisht keto 30 vjet , si c’eshte vendi jone , apo keto s’ka gje se jane mashtrime politike ?!!!
    S’eshte cudi , dhe me qe politika eshte bisnesi me fitim prures tek ne , dhe keta te hyne me subjektet e tyre .
    Pak parti fantazme ka dhe po behen te reja ,qe po t’ju besh iventarin e listave te anetaresise , ne duhet te jemi e pakta nja 10 milion shqiptare ,

  13. Moli says:

    Degjoni ore njerez, cdo njeri do te deshironte te bente vepra bamiresie por shumica e bejne pasi te pasurohen mire vete me leket tuaj (ketu hyn edhe Elvis Naci apo ndonje tjeter). E ku ka me lehte sesa, ju me jepni para e une behem bamires?! Ka me lehte se kaq? Blihet spitali me leket e donacioneve nga shqiptaret e vihen ne board te fondacionit, babai, vellai, kunati etjetj. Po as kaq nuk e shikoni??

    Aa po te kishte bere biznes e te kishte para, dhe te fillonte te bente bamirei me nje pjese te fitimeve, keshtu po ndryshon puna dhe do ta respektoja.

    Mos lejoni njerez te vetequajtur “te zotit” te krijojne pasuri mbi kurrizin tuaj, mjaft kemi hequr e vuajtur lloj lloj skemash piramidale e trukesh te tjera ne kurriz.

    Bamiresi reale une kam pare vetem NENE TEREZEN, te tjeret edhe kur bejne bamiresi kane interesa te fshehur mbrapa (perfshire edhe Sllobodanka Liri Berishen).

    Njerez jini vigjilente!

    1. Coli says:

      O Mol vigjilenti, po meqe qeka kaq e lehte pse nuk e ben ti? Ju jeni llafe shume e pune hic….deshtak me pak fjal. Mjere kush harxhon kohen me lexu komentet e juja. Mjere une qe harxhova 3 minuta nga jeta ime me tu pergjigj ty….

  14. Free says:

    Turp te kini rrini beni sehir e weshni me te varfanjakun ndersa Hoxha ndihmon. Te gjith ju llapazane nuk keni dhene 5 lek dhe kur ju vjen halli ne dere herthisni per ndihme.

  15. Populli says:

    Po çmereni me keta dy pederaster

  16. 001 says:

    Mos e ngacmoni elvisin
    Ai vetem ndihmon o ju q rrobte
    Nuk e shihni sa familje te shkaterruara ka ndihmuar
    Doni njerez si Rama dhe saliu tu dergoi emigrant ne arabi Apo europe
    Njerez plehra
    Apo su ka dhene leket e gjobes si media kazani qe jeni
    Keni 3 milione shqiptare dhe ju merreni me ate qe ndihmon

    1. ??Usa says:

      Plehra anadollake qe mbroni nje mashtrues ordiner si Elvis Naci. Jeni vemje dhe skllave te fese prandaj Elvisi eshte milioner me parate qe i falni ju.
      O mjerane, ku i ka shtepite qe do ndertonte? Tha do ndertonte cdo pallat qe u prish ne Thumane. Na tregoni nje qe ka ndertuar Elvisi o mbetje arabe! Sepse feja ju ka qorruar dhe nuk ju lejon te shihni me larg se hunda juaj Elvisi dhe mashtrueset e tjere fetare, bejne qef me juve o legena.

    2. I Pangopuri,me Barkun Boshe says:

      001-Na Tregoni i Nderuar,sa Banesa ka Ndertuar “Fondacjoni” i Elvis Nacos,dhe na Jepni edhe Emrat e Personave qe Banojne ne Te..ose se paku Rrugen dhe Qytetin ?????????????qe te “Besojme” Profetin-Playboy-Elvis-Presli-Naco…lol

    3. Adi says:

      Me parate e veta ka ndihmuar Elvisi apo me donacione nga te tjeret ?! Ai e perdori emisionin e tij ne TV duke e si nje strategji per ter rritur popullaritetin dhe me pas per ta perdorur per biznese fitimprurese. Nese do te besh bamiresi e ben nga parate e tua, pa bere buje e zhurme maje duke mos i lene te kuptojne as perfituesit e bamiresise tende se kush eshte bamiresi i tyre, dhe jo duke i nxjerre ata te bekuarit qe iu ka qelluar te jene te varfer me ze e figure ne TV ku iu ul dinjitetin njerezor, nese do bente kete atehere po, do ta quaja bamires.

  17. Viola says:

    Edhe mafia ndihmon ne zonat ku vepron per te blere heshtjen.lavatrice parash ja cfare jane.

  18. D.DIDANI says:

    Mos ja quajini Elvisit Funksionin si Hoxhe…zereni se nuk eshte hoxhe,pra ai ka nje fondacion dhe praktikisht ai ben bamiresi me leket qe mbledh!!!
    Jemi ne rregull deri ketu?
    Sa ka mbledhur? Le te merren organet kopetente qe mund ta kontrollojne administrimin e donacioneve!
    A blen spitalin? edhe ketu ka vend per kontroll….por a duhet te presim si do funksionoj spitali??? Pse jo? Skemi perse nxitohemi!
    KA NDRUAR DREJTIMIN E PROFESIONIT??? NUK ESHTE SHUME LARG QELLIMIT TE PROFESIONIT MENDOJ UNE,KUR MENDON QE BERISHA NGA KARDIOLOG ,ESHTE BERE POLITIKANI KRYESOR I sHQIPERISE…APO QINDRA MURATOR JANE BERE AVOKETER DHE QINDRA COBENJ JANE BERE DEPUTET!!!…Dhe shume zhurme mor njerez,sikur Elvisi do sjelle shkatrrimin e ekonomise shqiptare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje