Një zëdhënës i projektit të gazsjellësit Nord Stream 2 ka bërë të ditur, se sipas planit punimet kanë vazhduar. Ditët e mëparshme kishte pasur shenja për rifillimin e punimeve. Fundjavën e kaluar dy anije speciale ruse, „Fortuna” dhe „Akademik Tsherski” kishin marrë rrugën për në kantierin e ndërtimit. „Fortuna” do të vendosë në det në një gjatësi prej 2,6 kilometër tubacione në zonën ekskluzive ekonomike gjermane, në një thellësi më pak se 30 metra, ka thënë zëdhënësi i projektit. „Të gjitha proceset e punimeve pasojnë në ujdi të plotë dhe me lejet e duhura”, theksoi ai. Për punime të tjera në det, sipërmarrja ka për të „njoftuar” në kohën e duhur, u tha.
94% gati
Sipas të dhënave të konsorciumit të gazsjellësit për përfundimin e tij kanë mbetur vetëm 6% e punimeve dhe bëhet fjalë për një gjatësi prej 120 km në ujërat gjermane dhe daneze. Nord Stream 2 do duhet të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani, dhe është një projekt veçanërisht i kontestuar në Europën Lindore. Këto vende e kundërshtojnë projektin nga frika e dobësimit të gazsjellësve të tjerë dhe shteteve tradicionalisht transit të gazit, si Ukraina.
Qeveria e SHBA e refuzon hapur ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Sipas Uashingtonit, Europa bëhet shumë e varur nga gazi rus. Në të njëjtën kohë vetë SHBA dëshiron të shesë gaz në Europë. Në fund të vitit 2019 punimet u ndalën, pasi SHBA vendosi sanksione. Të dyja anijet zvicerane që merreshin me vendosjen e tubacioneve u tërhoqën nga punimet. Kërcënime për sanksione ka pasur edhe kundër portit gjerman Sassnitz-Mukran në Rügen, ku ruhen tubacionet e gazsjellësit. Pas lajmit për rifillimin e punimeve vlera e aksioneve të koncernit energjitik rus, Gazprom u rrit me 3,5%. Gazprom është pjesë e një konsorciumi ndërkombëtar të projektit Nord Stream 2.
Europa duhet te shikoje interesat e saj themelore.Ekonomia e zhvilluar dhe shteti social e kane bere Europen pjesen ku jetesa e njerezve ka standartin me te larte ne bote,pavaresisht problemeve dhe diferenca e midis shteteve.P olitikanet e Eurolindjes mbasi volen miliarde nga BE te mos shnderrohen ne shtojca te superfuqive jashte europiane ,kushdo qofshin .Vetem nje politike unike mund te perballoje konkurences ne rritje ,dhe kete mund ta realizojne vetem BE.Natyrisht projekti Nordstreem 2 i zhvilluar nga nje grupim europerndimor me ne krye Gjermanine dhe Rusise ka interesa te medha ekonomike,pavaresisht idiotizmave te ndonje vendi eurolindor ,si Ukrahina apo Polonia.U Ukrahina po te ishte inteligjente ,me pozicionin gjeostrategjik ,mund te ishte jo nje vend ne krize dhe ne lufte por ne paqe dhe i pasur.