Vllaznia nuk mund të fshihet më, tani mund të cilësohet pa frikë si pretendente për titullin kampion. Kuqeblutë e Brdariç kanë dhënë provën e forcës të radhës duke mundur Partizanin në Shkodër për të shkuar në kuotën e 19 pikëve pas 8 ndeshjeve, për t’u konfirmuar të shkëputur në kreun e renditjes.
Në një ndeshje shumë të luftuar, por të kujdesshme nga të dy skuadrat, ka qenë ekipi shkodran që ka kontrolluar lojën, ede pse kanë munguar shumë raste para portave. Partizani u zgjua vonë duke hedhur në fushë lojtarë më ofensivë, por atëherë kur nisi të sulmonte, u godit në kundërsulm me anë të dyshes Da Silva-Dilaver, me këtë të fundit i cili dërgoi topin në rrjetën e Hoxhës duke i dhënë fund serisë së ndeshjeve pa pësuar të gardianit të të kuqve.
Një gol që vlen tre pikë dhe që e bën Vllazninë një pretendente mëse dinjitoze për titullin kampion, ndërsa Partizani është në vendin e tretë, me po aq pikë sa Tirana, por 7 pikë larg kuqebluve e me një problem me golin që duket se nuk po zgjidhet.
Teuta dhe Laçi u ndanë në barazim 1-1. Durrsakët vijojnë të mos fitojnë, edhe pse shënuan që në minutën e tretë të takimit dhe patën disa raste me Krasniqin dhe Bregun. Kurbinasit u kundërpërgjigjën në fundin e pjesës së parë.
Ardit Deliu fitoi një penallti, që mund të hapë diskutime. Nga pika e bardhë nuk gaboi këtë herë Kyrian Nwabueze, i cili mposhti portierin Stivi Frashëri. Lojë e luftuar shumë, por te Teuta nuk ishin të qartë para portës dhe morën barazimin e radhës në shtëpi.
Cfare fjalori eshte ky, “arratiset ne krye” ? Nuk i kuptoj keto gazetaret shqipetare.
Cfare fjalori eshte ky, “arratiset ne krye” ? Nuk i kuptoj keto gazetaret shqipetare.