Donald Trump ndryshon mendje: S'do e bëj vaksinë për momentin as unë, as zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë

14 Dhjetor 2020, 10:12Bota TEMA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ndryshuar planet për vaksinimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët do ishin mes të parëve që do merrnin vaksinën kundër COVID-19 këtë javë në SHBA.

Ai ka thënë se përjashtim do bëjnë vetëm rastet e veçanta, ndërsa ka deklaruar se edhe vetë nuk do e bëjë vaksinën momentalisht.

“Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. 

Unë kam kërkuar që të bëhet ky rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e duhur. Faleminderit!”– shkruan Trump në një postim në “Twitter”.

Ky qëndrim i Trump-it vjen pasi zyrtarët kishin thënë që anëtarët e lartë të administratës do të ishin ndër të parët që do vaksinoheshin me vaksinën e Pfizer BioNTech.

Por Trump tha se ai kishte kërkuar që të bëhej një “rregullim” i këtyre planeve.

SHBA ka aprovuar vaksinën për përdorim emergjent dhe do të fillojë vaksinimi nga kjo e hënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje