Rinisin pas 5 muajsh pezullimi, fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Turqi

14 Dhjetor 2020, 22:20Bota TEMA

Emiratet e Bashkuara Arabe rifillojnë fluturimet drejt dhe nga Turqia pas më shumë se pesë muajsh nga pezullimi i lidhjeve ajrore midis dy vendeve, të vendosura zyrtarisht nga Abu Dhabi për arsye që lidhen me pandeminë.

Një nga linjat ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, Flydubai, do të rinisë fluturimet me Stambollin të enjten e ardhshme.

Fluturimet u pezulluan në maj për shkak të krizës së koronavirusit. Por, disa analistë kishin spekuluar se kishte edhe arsye politike prapa vendimit, në kontekstin e rivalitetit në rritje midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të dy të interesuar në zgjerimin e sferave përkatëse në Mesdheun Lindor.

1 komente në “Rinisin pas 5 muajsh pezullimi, fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Turqi”

  1. ..... says:

    E cfare lidhje ka kjo me Shqiperin!!!!
    Nga erdogani paguheni qe lexoni gjithe diten lajme per turkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje