Donald Trump "tradhtohet" nga republikanët

15 Dhjetor 2020, 18:02Bota TEMA

Udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit amerikan, Mitch McConnell, uroi të martën presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden dhe nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i dhënë fund heshtjes së gjatë për rezultatin e garës presidenciale.

Në komentet e tij në sallën e senatit, zoti McConnell pranoi fitoren e demokratëve pas rezultatit zyrtar të Kolegjit Zgjedhor të hënën.

Zoti McConnell e mbylli fjalimin e tij prej afro 10 minutash ku ai kryesisht vlerësoi Presidentin republikan Donald Trump, duke thënë: “Sot dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden”, duke shtuar se zoti Biden “i është përkushtuar shërbimit publik për shumë vjet. “

Senatori McConnell tha se kishte shpresuar për një “rezultat tjetër” në zgjedhjet e 3 nëntorit, por shtoi se “të gjithë Amerikanët mund të krenohen që vendi ynë për herë të parë ka një nënpresidente të zgjedhur”.

Që nga fillimi i nëntorit, zoti McConnell kishte shpërfillur presionin për të njohur fitoren e zotit Biden, duke thënë se Presienti Trump kishte të drejtën të ndërmerrte sfida ligjore ndaj rezultatit të zgjedhjeve.

Të hënën, Kolegji Zgjedhor konfirmoi rezultatet që ishin të qarta që nga 7 nëntori, sipas së cilave presidenti Trump nuk kishte asnjë shans për të fituar zgjedhjet, pavarësisht pretendimeve të tij të përsëritura, të pabazuara për mashtrime zgjedhore, për të cilat ai vazhdoi të këmbëngulte të hënën.

9 komente në “Donald Trump “tradhtohet” nga republikanët”

  1. Trotski says:

    Shyqyr Zotit ma ne Fund qe u kthjellove..Ky qe nje mesim i Madh per Republikanet ,qe here tjeter te zgjedhin mire Kandidatin per President .Larg mendjen dhe Duart nga katnare si Trump.Njelloj si me qene nga Çepani i Skraparit.

    1. dule says:

      Sikur Rama apo super hajdutet e tjere te politikes keto 30 vite te qeversinin sa 1/10 e arritjeve te Trumpit, Shqiperi nuk do ishte halja e Evropes qe eshte sot.

    2. 30 Perandoret Iliro - Romake says:

      Sa car qe je o i shkrete.

      Sa here filtet per Trumpin, ne 90% te rasteve do gjejme komentet e tua.

      Fuga, pederastet dhe cifuteria nderkombetare nuk te kontrollojne kaq shume ne detaje sa te komentosh ne cdo rast o i shkrete.

      30,000 te mbetet rroga , nuk ta rrit njeri.

  2. Xhediku says:

    Ku jeni more pallavesha trampista? Ku e keni konpiracionin se do rrinte ne shtepine e bardhe Trampi? Nuk ju vjen zeri more gelbaza pjaralares? Cfare do sajoni pas kesaj qe te thoni se do rrije Trampi president? O faqezinj qe vitoni ate qe ju thyen brinjet. Amerika ka ligje dhe jo debilleqe alla Tramp. Yt more spurdhiaker.

  3. Bimi says:

    Llumi “the swamp” fitoi ne Amerike. Establishmenti dhe korporatat me ne fund kane dore te lire Te sjellin fuqi punetore qe paguhet pak dhe mbajne rrogat e ulta. Ata do vazhdojne te cojne punet me Azi dhe trushpelaret qe gezohen per kete do mbeten pa pune ne meshiren e welfarit. Biznesi I vogel do zhduket gradualisht per tju lene vendin Costco, Walmart, Starbucks. Karl Marx e ka parashikuar kete dite ne 1848 me manifestin e famshem. Kur oligarket shtrijne kthetrat nje gjithe globin dhe nuk ju del vendi i tyre mjerimi shtohet. Trump ishte nacionalist ne ekonomi. Ai e ngriti Ameriken por nuk mund te fitonte dot kundra Te gjitheve. Miljarderi Trump nuk perfitoi nga politika sikurse mashtruesit politikane profesioniste. Le te rehatohet tani por problemt qe ai shtroi nuk zgjidhje dot nga plaku Joe Biden. Amerika do shkoje keq e me keq dhe trushpelaret qe nuk mbrojten Trump por korporatat do e kuptojne kete kur te mbeten me mes te rruges. Good luck!!!

    1. aleks says:

      Bimi, mos ki frike, punen qe ke si pjatalares, nuk ta mer njeri, ka frike bimi se tani ne usa do dunden latine dhe do i marin punen.

    2. vezhguesi says:

      Bimi-ate qe zotrote nuk ka patur kurre mend ta kuptoje eshte se nese Trup-i do vazhdonte te qendronte ne Shtepine e Bardhe do ndodhnin tere ato e shkruan zotrote. Jo vetem kaq, por tipa si puna jote, e bashke me ty edhe shumica e amerikaneve te thjeshte do perfundonin pa insurance shendetesore dhe me rroga qe nuk do ti dilte deri ne fund te muajit. E gjithe kjo qe shkruani ka te beje me “fake news” qe Trup-i dhe te tjere qe interesuar jasht SHBA-se, si Rusia p.sh., perhapnin ne trushkulur si puna juaj.
      Trump-i, per here te pare ne historine Amerikane futi filozofine e genjeshtres sistematike per te justifikuar deshtimet e politikave te tija sociale.
      Keshtu, njera nga genjeshtrat me te medha te ketij idjoti qe uzurpoi majen e piramides se politikes amerikane ishte gjoja perparimi ekonomise, nderohe qe ekonomia amerikane ne 2-3 vitet e fundit ka patur renie te ndjeshme, kur deficiti publik u thellua ne kundershtim me ate qe deklaronte Trump-i.
      Ky gomar arrogant, i hapi lufte gjithe botes, duke shkaterruar gjithe ato perpjekje te gjeneratave te tera te politikaneve amerikane per ta bere SHBA-ne liderin boteror. Deshtimet e Trump-it do ti vuaje SHBA-ja edhe per shume vite. Sidomos terheqja e trupave amerikane nga Lindja e Mesme duke i liruar Rusise hapesira jetike qe jane stragegjike per interesat amerikane ne bote.
      Sukseset ne njohjen e ndersjellte te Izraelit me 2-3 vende arabe jane asgje para asaj te rritjes se urrejtjes se arabeve per Ameriken me gomarllekun e rradhes te Trump-it qe transferoi ambasaden amerikane ne Jeruzalem.
      E thene me dy fjale, Trump-i ishte nje disaster dhe eshte fat qe me ne fund amerikanet e kuptuan ke kishin ne krye dhe e hodhen aty ku edhe e ka vendin, ne koshin e plehrave.

  4. Strategu strategjik ... says:

    këta po tradhëtojnë njeri tjetrin po e cajnë bythën për ne: “aleati strategjik” ….

  5. Alblondon says:

    Ku eshte tradhetia ketu o gazetar idiot? Pe pranosh humblen e kantidatit te partise tende quhet tradheti? Ku e ke bere shkollen ne Rusi apo ne Kine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje