Firmino i dhuron fitoren Liverpool-it, Tottenham dorëzohet në fund

16 Dhjetor 2020, 22:59Sport TEMA

Liverpool nis arratisjen në Premier League. Skuadra e Klopp ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme kundër Tottenham-it të Jose Mourinho-s.

Të Kuqtë kanë fituar 2-1 në shtëpi dhe tani kryesojnë të vetëm kampionatin me 28 pikë, tri më shumë se Spurs.

Super sfida e Anfield është vendosur nga një gol me kokë nga Firmino në minutën e fundit.

Salah kishte zhbllokuar rezultatin për vendasit, ndërsa Son kishte realizuar golin e barazimit të përkohshëm për miqtë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje