Ronaldo gabon nga pika e bardhë, Juve ngec ndaj Atalantës

16 Dhjetor 2020, 20:32Sport TEMA

Juventus nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 ndaj Atalantës, në ndeshjen e javës së 12 të Serisë A.

Kampionët në fuqi të Italisë kaluan në avantazh në minutën e 29, me një gol fantastik të Chiesa.

Me një gol të mrekullueshëm të Freuler në pjesën e dytë u përgjigj Atalanta, duke barazuar rezultatin.

Bardhezinjtë mund të kishin kaluar sërish në avantazh në minutën e 60, kur arbitri akordoi 11-metërsh. Por, Cristiano Ronaldo kësaj here nuk arriti të shënonte.

Me këtë barazim, Juventus barazon me pikë në vendin e dytë të renditjes Interin, por me zikaltërit që kanë një ndeshje më pak.

2 komente në “Ronaldo gabon nga pika e bardhë, Juve ngec ndaj Atalantës”

  1. Penaldo says:

    Sa gjynah si e humbi penalltine qe eshte bere specialiteti i tij. Ka shenuar vetem me penallti kohet e fundit.
    Po ti shikosh golat e tij ne kariere, ka 30% vetem me penallti.
    Emri i tij eshte Penaldo.

    1. turi says:

      hahaha fiks ka bere 4 gola tani te fundit me penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje