Kush është gjimnasti rus i Shqipërisë: Matvei Petrov rrëfen pse zgjodhi të bëhet kuqezi

15 Dhjetor 2020, 17:50Sport TEMA

Shqipëria mori për herë të parë një medalje europiane në gjimnastikë, në kalin me doreza, por në podiumin e kampionatit të mbajtur në Turqi u ngjit sportisti rus Matvei Petrov, i cili garoi me flamurin kuqezi.

“Unë jam shqiptar”, shprehet ai.

Por si arriti Matvei të përfaqësonte vendin tonë në arenën ndërkombëtare?

Ne biseduam me të dhe trajnerin Alon Hasa, të cilët janë pjesë e një klubi në Pragë.

“Unë e kisha ndaluar me gjimnastikën dhe Aloni më tha, nëse do të përfaqësoj Shqipërinë dhe unë pranova me kënaqësi. Tani është një sukses i madh për mua, është e pabesueshme”, shprehet Petrov.

Trajneri Hasa tregon se synimi shkon deri te përfaqësimi në Lojërat Olimpike:

“Kemi bërë një kërkesë që i jep mundësinë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, por nëse nuk ai del Tokio do të stërvitemi për Paris 2024”.

Matvei kërkon të japë ende për Shqipërinë, por edhe të frymëzojë të tjerë:

“Ne kemi mundësinë që të arrijmë një sukses akoma më të madh dhe unë do të bëj më të mirën. Shpresoj që shembulli im të ndryshojë diçka në Shqipëri, që fëmijët të afrohen me gjimnastikën dhe ky sport të rilindë sërish”.

Gjimnastika shqiptare vuan vitet e fundit mungesën e investimeve dhe rezultatet jashtë vendit kanë qenë të dobëta.

7 komente në “Kush është gjimnasti rus i Shqipërisë: Matvei Petrov rrëfen pse zgjodhi të bëhet kuqezi”

    1. Ray says:

      Cпасибо Matvei !
      ..
      Faleminderit Matvei per nderin e Larte qe i bere Shqiperise !
      Une kam qene gjimnast ne Vlore, kur kame qene ne Shkolle 8-vjecare dhe deri ne vit te pare Shkolles se Mesme,
      por e lashe ne vit te pare,
      sepse Trajnerit tim te Gjimnastikes i ndodhi nje aksident fatal, teksa bente nje salto dyshe ne dalje nga Unazat ,
      dhe nena ime u tremb ,e me tha :
      Nuk do shkosh me ne Gjimnastike”-Qe atehere nuk shkova me…
      Edhe Plaku im ka qene me titullin Mjeshter ne Gjimnastike– Plaku im ishte i shkelqyer ne Paralele ,
      ndersa une isha mire ne Ushtrimet e Lira ne akrobaci ,
      Me pelqenin shume usgtrimet ne Kalin me doreza –Por Ushtrimet ne Kalin me Doreza jane me te veshtirat per tu kryer pa ndalur ritmin,
      sepse lodhesh dhe te bije ritmi pothuaj ne zero– Por Matvei kuptohet qe eshte nje super Talent, se ishte i shkelqyer ne ushtrime dhe ne ritem
      ..

      Mirepo sa erdhi kjo Demokraqia u prishen ekipet e Gjimnastikes qe ishin ne cdo qytet , sepse Qeveria nuk perkrahte me Ekipet e Gjimnastikes . Im ate donte te sterviste te rinjte ne Gjimnastike, por nuk kishte se si…

      Faleminderit Matvei qe na nderove dhe suksese te meteheshme !
      Shteti duhet ta perkrahi Matvein se eshte Super sportist , edhe ti japi nje shpreblim te larte, sepse solli ne Shqiperi Medaljen e Arte te Kampionit te Europes

      ___ Spasiva Matvei ! Albania loves you !

  1. Angjelini says:

    Urime dhe suksese te metejshme.

  2. Osumi says:

    Na ben krenar edhe pse je nje Shqiptar i natyralizuar. Suksese te metejshme!

  3. Luan says:

    Cfare kenaqesie.Modele te tilla lidhin popujt.bravo!

  4. aleks says:

    ky po qe e meriton pashaporten shqiptare, jo ata bythezinjte e afrikes dhe arabise apo indise, qe vijne ne shqiperi vetem per te mare.

  5. emin arusha says:

    Urime ,
    ky po qe eshte nje sportist boteror .
    Per dallim nga shume shqiptare qe jane neper bote si shaqiri ( zvicrani i madh ),etj,etj,etj,…
    Ja prej dy shteteve shqiptare ,shaqiri (zvicrani) ,zgjedh nje te trete .
    Mtvei ,urime dhe do te te perkrahim ne cdo aspekt ,edhe pse je prejardhje ruse,per inat te ketyre toneve qe edhe nuk i konsideroj me te tanet por si mbeturina te (diaspores me prejardhje shqiptare,nese kane nje gje te tille).
    Pasi asnje sportist tjeter qe ka edhe fame me te madhe se disa nga te tanet ,por nuk ndryshojne perfaqesimin e tyre per ndonje shtet tjeter ,si Mesi,Ronaldo,…etj,etj,…por jane sportist qe luajne ne shtetet prej ku kane ardhur .ndersa keta (meturina te diaspores),nga dy shtete shqiptare zgjedhin te luajne per te treten.?!?!?!?!?!?!?!? Prandaj i shpalli non-grata dhe nuk jane shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje