Granit Xhaka u vendos në qendër të kritikave në takimin e fundit të Arsenal ndaj Bërnelj, teksa u ndëshkua me karton të kuq. Irritimi ishte edhe më i madh duke qenë se topçinjtë pësuan disfatë.
Gjithsesi, në mbrojtje të mesfushorit me origjinë shqiptare ka dalë trajneri Mikel Arteta, i cili shprehet se Xhaka është i përkushtuar maksimalisht për skuadrën dhe se nuk mund të gjykohet për një gabim.
“Çështjen e Xhakës e kemi zgjidhur mes nesh. Lojtarët kanë momente nervash, por ajo çfarë do të them për atë është se Xhaka është profesionist dhe madje shumë i përkushtuar për klubin e tij dhe shokët e tij.
Ai e di, ne të gjithë e dimë, se pati një moment ku e humbi arsyen. Unë e di pse ndodhi kjo, por nuk mund të hedhim të gjitha poshtë për shkak të një gabimi.
Ne të gjithë bëjmë gabime. Unë jam këtui për të mbrojtur lojtarët kur e shoh se ata e meritojnë këtë. Dhe, Graniti e meriton këtë pasi e shoh çdo ditë sa punon në stërvitje, mënyrën se si do të bëjë gjërat e duhura dhe sa profesionist është”, u shpreh Arteta.
Graniti vec se probleme i ka sjell Arsenalit. Kjo s’eshte hera e pare qe ben te tilla idiotsi, “DRU ME PRE” lol. Gjithemon ne caste decisive kur ekipi kishte shume nevoj per te e ka len ekipin ne balte me budallalleqe te tilla, karton te verdh ose te kuq. Pervec ketyre eshte qesharake te shohesh nje lojtar me fizik te atille kur shtrihet perdhe me kontaktin me te leht kur s’mund te kontrolloj topin ose te mbroj. Pa folur ketu per golat qe jane shteruar, sa s’mbahet mend kur ka shenuar golin e fundit per Arsenalin… Nje lojtar medioker qe Arsenali sa me pare duhet t’i japin rrugen.