Tare tregon lojtarin shqiptar që e intrigon më tepër: Gjynah ta humbasësh karrierën në Turqi

14 Dhjetor 2020, 15:24Sport TEMA

Igli Tare zbulon se ka pretenduar që Sokol Cikalleshi të kishte bërë më shumë me karrierën e tij.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re”, në Ora News, drejtori i Lacios shprehet se sulmuesi kavajas e ka intriguar gjithnjë, por thekson se ai nuk ka punuar mjaftueshëm për karakteristikat që ka pasi është gjynah që me ato karakteristika ta humbasësh karrierën në kampionatin turk, kur mund të ishte shumë më lartë.

“Doja të thoja një shprehje të bukur që ka lidhje me pyetjen që më bëre. ‘Topi është për të gjithë, por futbolli për pak njerëz’. Me këtë shprehje nënkuptohen shumë gjëra. Unë e kam thënë e para disa vitesh  lojtari që më intrigon më tepër është Sokol  Cikalleshi.

Është një lojtar që ka karakteristika shumë të mira si futbollist, por për këto karakteristika që ka, ka punuar shumë pak në jetën e tij dhe është gjynah që ta humbasësh karrierën tënde në një kampionat si ai turk.

Me gjithë respektin që kam për kampionatin turk, por ai lojtar duhet të kishte bërë shumë më tepër në karrierën e tij sepse për llojin e tij është një lojtar i cili është shumë i domosdoshëm për kombëtaren shqiptare”, u shpreh Tare.

1 komente në “Tare tregon lojtarin shqiptar që e intrigon më tepër: Gjynah ta humbasësh karrierën në Turqi”

  1. P.Doda says:

    O Tare! A mund te na thuash sa minuta ka luajtur Zherdan Shaqiri ne kampoonatin anglez. Me mire te shijosh stolin apo te luash futboll. Sokol Cikalleshi eshte ne ate forme, pikerisht sepse ka preferuar te luaj futboll dhe jo te bej emer per te qene kontigjent figuring i nje ekipi te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje