Partizani dhe Erald Çinari kanë pasur një ditë vendimtare sot. Klubi i Kuq ka çuar në CAS vendimin e FIFA për lënien në fuqi të dënimit me bllokimin e dy sesioneve të merkatos dhe dënimin e Erald Çinarit. E gjithë historia ka një zanafillë disa vjeçare, pikërisht në verën e 2018.
Klubi i kuq ka njoftuar para pak çastesh se seanca është mbajtur sot online prej Covid-19, ndërsa vendimi do të jepet në fund të këtij muaji.
NJOFTIMI
Pranë KAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari.
Në komunikimin me panelin e KAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.
FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte.
Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë
. Pritet që vendimi nga KAS të merret brenda muajit dhjetor.