Një pallat madhështor i pozicionuar pranë Moskës, pronësia e të cilit nuk dihet ende, mendohet se mund t’i përkasë Presidentit Putin, ka sugjeruar një gazetë ruse.
Pallati luksoz, me vlerë 200 milionë dollarë, ka hapësirë banimi prej 91 500 m2 dhe një ndërtesë 3-katëshe 32 000 m2 hapësirë. E vendosur në 15 hektarë tokë dhe e rrethuar nga një mur sigurie, pasuria gjithashtu përfshin një pistë helikopteri, një fushë futbolli, një pyll dhe disa kopshte private.
Ligjërisht pronari është emërtuar thjesht si ”Federata Ruse”, ndërsa ndërtimi u krye nga një kompani e quajtur ”Property-V” duke çuar në spekulime se ajo është në pronësi të dikujt të lartë në qeveri, dhe ndoshta vetë Putinit.
Putini është jashtëzakonisht diskret për jetën e tij private, duke refuzuar madje të konfirmojë thashethemet e kahershme se kush janë fëmijët e tij, kështu që nuk ka gjasa që pallati të jetë ndonjëherë i lidhur përfundimisht me të.
Nuk është gjithsesi ndërtesa e parë me të cilën lidhet emri i tij, pasi gjithashtu Pallati Gelendzhik në Detin e Zi është bërë i njohur si Pallati i Putinit.
Zyra për shtyp e presidentit rus nuk i është përgjigjur ende pretendimeve, por Putin do të përballet me mediat në konferencën e tij vjetore për shtyp maratonë më vonë këtë javë, ku me gjasë do të diskutojë dhe këtë çështje.
Pallate mbreterore per mundesite shqiptare ka dhe ish kryetari i partise time (SB) dhe halabak hajduti Ilir, keshtu eshte perdorur besimi i demokrateve per shtresen e aristokrateve te ardhur nga grabitjet e pasurise kombetare. As qe me ben pershtypje demaskimi i tyre, pasi kam punuar dhe votuar per PD-ne vazhdimisht, por pa ditur cfare behet me pasurite e tyre. Qoftelarg Iliri qe s’ka pas shance te marre vote jo thjeshte arsye politike, por eshte vertet harbut dhe hajdut,, por ja qe ne dere ja la PD-se Berisha thjeshte per interesat e dy familjeve duke vrare dhe njerez, pasi per demokratet nuk u be asgje, pervec zhgenjim dhe grabitje.