Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden do të bëjë vaksinën kundër koronavirusit javën e ardhshme thanë zyrtarët e ekipit të tranzicionit ditën e djeshme.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nënpresidenti Mike Pence do ta bëjë vaksinën të premten, tha Shtëpia e Bardhë.
Mësohet se si presidenti dhe nënpresidenti do të vaksinohen publikisht për të rritur besimin e qytetarëve që të mos kenë dyshime për sigurini dhe efikasitetin e saj dhe për të përcjellë mesazhin që të gjithë duhet ta marrin atë.
Dozat fillestare të vaksinës do t’i marrin mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të frontit, ashtu si edhe për banorët dhe personelin e shtëpive të të moshuarve dhe disa zyrtarë të qeverisë amerikane.