Një histori e çmendur ruse: Rrahu pedofilin për vdekje, heroi dënohet për vrasje

18 Dhjetor 2020, 09:13Lifestyle TEMA

Një mekanik makinash i cili rrahu për vdekje një pedofil ndërsa “shpëtonte një fëmijë nga kthetrat e tij”, u dënua me akuzën për vrasje.

 

Vladimir Sankin, 34 vjeç, përballet me 15 vjet burg pasi vrau Vladimir Zaitsev në Rusi, sipas vendimit të jurisë.

“Unë kisha dy zgjedhje – të injoroja situatën ose të shpëtoja fëmijët,” tha Sankin, i martuar, dhe që do të dënohet javën e ardhshme.

Ai shtoi se është i sigurt se të gjithë do të kishin bërë të njëjtën gjë nëse do të kishin qenë në vendin e tij, shkruan Daily Mail.

Jurisë iu kërkua të ishte e butë në dhënien e dënimit, por pas tetë orësh diskutimi, ata e gjetën atë fajtor për vrasje.

Mediat raportojnë se provat mjekësore thanë se shkaku i vdekjes ishte ngrirja, dhe jo goditjet me një shkop druri.

Dy djem, të moshës 10 dhe 14 vjeç, u joshën në apartamentin e pedofilit Zaitsev në qytetin Ufa.

Sulmuesi seksual, 54 vjeç, i çoi ata drejt dehjes, duke i kërcënuar më pas që të bënin atë që ai kërkonte.

Më i vogli shpëtoi dhe lajmëroi një kalimtar, Sankinin, i cili, siç tha dhe vetë, vrapoi drejt vendit të ngjarjes. Ai më pas shpëtoi ​​adoleshentin, neutralizoi Zaitsevin dhe thirri policinë.

Por një hetim penal pretendoi se djemtë ishin liruar tashmë në kohën kur Sankin arriti te Zaitsevi, kështu që e akuzoi atë për përdorimin e forcës joproporcionale kundër pedofilit, gjë që mekaniku e kundërshtoi.

Në përplasjen fizike me Sankinin, Zaitsev ra dhe goditi kokën, pastaj u plandos në një dysheme të ftohtë. Ai vdiq më vonë në një ambulancë.

Çështja e Sankinit u bë arsyeja pse një peticion prej 70,000 nënshkrimesh kërkoi hedhjen poshtë të akuzave. Shumë e quanin hero.

Avokati i tij tani do të paraqesë një apel, duke i kërkuar gjyqtarit të vendosë një dënim me kusht ose të urdhërojë një gjykim të ri nën një padi më të butë.

Avokati shtoi se juria bëri të ditur se Sankin e meritonte atë.

“Vladimir veproi si një burrë i vërtetë. Ai vrapoi drejt një pedofili duke shpëtuar një fëmi tjetër nga kthetrat e tij. Shpërtheu një luftë, si rezultat i së cilës pedofili vdiq më pas. Dhe Sankin përfundoi në bankën e të akuzuarve,” tha avokati.

Klienti i tij aktualisht është në arrest shtëpie.

Prokurorët e shtetit më parë kishin akuzuar mekanikun dhe për vjedhjen e parave të Zaitsevit, por që më vonë u tërhoqën nga ky pretendim.

Nëna e Sankinit, Galina është indinjuar nga vendimi.

“Djali im nuk është një vrasës. Ai mbrojti fëmijët. Analiza mjeko-ligjore thotë se Zaitsev vdiq nga ngrirja, jo se djali im e vrau. Djali im nuk është fajtor,” tha nëna Galina.

Gruaja e Sankinit, Polina Naumova theksoi se ajo nuk e dinte se çfarë do të kishte ndodhur nëse Sankin do të kishte injoruar situatën, mbyllur sytë.

Zaitsev kishte kryer dënime me 5 vjet, 1 dhe 11 vjet për vepra të mëparshme seksuale kundër fëmijëve, përkatësisht “sodomi” dhe “veprime të dhunshme seksuale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje