Presidenti i zgjedhur Joe Biden cakton një ministre autoktone

18 Dhjetor 2020, 08:47Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka vendosur të emërojë në krye të Departamentit të Brendshëm, Deb Haaland, deputete demokrate për Nju Meksikon.

Nëse do të konfirmohet në Senat, 60 vjeçarja do të bëhet e para banore autoktone që emërohet në një post kaq të lart në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Me prejardhje nga fisi indian “Laguna”, Haaland premtoi në fushatë se do të luftonte për barazi racore dhe drejtësi ekonomike.

Emërimi i një banori autokton në një detyrë të lartë kishte ndodhur më herët në Kanada dhe Australi, por në SHBA është për herë të parë absolute.

Por administrata Biden duket se do të ketë shumë risi. Duke filluar nga Kamala Harris që është gruaja e parë zv/presidente me ngjyrë, Janet Yellen, femra e parë në krye të Thesarit, Avril Haines në drejtimin e 007, Lloyd Auster, i pari afro-amerikan që merr Pentagonin etj…

1 komente në “Presidenti i zgjedhur Joe Biden cakton një ministre autoktone”

  1. Ari says:

    Cfare thoni mo, me ngjyre pa ngjyre: Ishte president Obama me ngjyre, te tjeret eshte normale te jene..jane te barabarte , jane amerikane.
    Pangallos ne Greqi thoshte jam arvanitas, por ai ishte MPJ i Greqise. Askush se vuri ne dyshim besnikerine e tij ndaj Greqise, sepse ishte grek, ne vendin e tij. Origjina? Ka rendesi biografike . Madje, arvanitasit jane me grek se grekerit…Keshtu qe, lereni ata ne punen e tyre, dhe merruni me shqiptaret e Greqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje