Vladimir Putin krahason Kosovën me Krimenë, në një konferencë që zgjati 5 orë

18 Dhjetor 2020, 21:05Rajoni TEMA

Në konferencën për shtyp të fundvitit e cila zgjati për rreth 5 orë, kreu i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi se Krimeja u bë pjesë e Rusisë si rezultat i referendumit popullor, ndryshe nga Kosova ku thjesht votoi parlamenti. Sipas presidentit rus, Perëndimi e pranoi ndarjen e Kosovës, ndërsa për banorët e Krimesë vendosi sanksione.

“Unë mbaj përgjegjësi për atë që ndodh me Rusinë dhe njerëzit e saj, duke përfshirë edhe kthimin e Krimesë në Federatën Ruse. Kjo u bë me pëlqimin e popullit të Krimesë. 

Në Kosovë, parlamenti mori një vendim te njëanshëm për pavarësi dhe Perëndimi menjëherë reagoi se ishte vendim i drejtë dhe demokratik. Njerëzit në Krime u shprehën në referendum dhe votuan. Unë dua t’ju kujtoj se demokracia është sundimi i njerëzve. 

Disa sanksione janë marrë kundër banorëve të Krimesë? Nëse në perëndim flasin për “aneksim”, ata nuk kanë faj për asgjë, pse duhet të ndëshkohen? Dhe nëse nuk ishte një aneksim, por rezultat i votës së tyre, atëherë duhet të pranojmë se kjo ishte një ushtrim i demokracisë dhe nuk do t’i lëmë ata vetëm”.

Në fakt Putin nuk është i informuar si duhet, sepsereferendumi popullor për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur u mbajt nga 26 deri në 30 Shtator 1991 ku u votua pro nga 99,87 përqind e popullsisë. Referendumi u mbajt në rrethana të një pushtimit serb dhe në kushtet e një shtetrrethimi ushtarako-policor.BE ka shtyrë së fundmi edhe për 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë për ndërhyrjen në Ukrainë dhe pushtimin e Krimesë.

Tingëllon e çuditshme që Rusia së fundmi kërkoi nga Prishtina që të zbatojë marrëveshjen që ka nënshkruar për bashkësinë e komunave serbe ndërsa nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Krimea u bë rajon ukrainas në vitin 1954, kur udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov transferoi juridiksionin e saj tek Ukraina, ndërsa Kosova, ishte pjesë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Kosova është e fundit pjese e federatës jugosllave që e fitoi pavarësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së saj.

4 komente në “Vladimir Putin krahason Kosovën me Krimenë, në një konferencë që zgjati 5 orë”

  1. Brss says:

    Thelbi i qendrimit rus ndaj Kosoves, Krimea.

  2. Olimpia says:

    Themelore qe Putin ben sikur nuk e di eshte fakti qe Kosova eshte toke shqiptare e banuar nga shqiptare te cilet nuk i lidh asgje me sllavet,pra me serbet.Nga ana tjeret Krimea banohet nga sllave ,te cilet ne fakt jane rusofone ,por gjithesesi sllave.Pra edhe me Ukrahinen mund te jetonin normalisht ,si sllave qe ishin.P or sidoqofte edhe ribashkimi me Rusine ndofta eshte me i drejte.Sidoqofte ne se Jugosllavise ,ne shumice sllave u shperbe,te paret qe duhej te largoheshin ishin jo sllavet ,pra shqiptaret.P astaj u takonte te tjereve.D he ne se serbet thone qe Kosova eshte djep i Serbise ,pra duhet te jete nen Serbine ,Atehere edhe Ukrahina qe eshte djep i qyteterimit sllavorus duhet te jete me Rusine.Por Putinit ,e cuditeshme,i dhemb me shume Kosova se sa Ukrahina….
    Se fundi ,politika jone gjithesesi duhet te kuptojne se interesat shqiptare jane paralele me ato ruse.Rusia ne thelb perdor Kosoven per te legalizuar Krimene.Ne fund te fundit nje logjike e tille ne perspektive eshte ne favor te s.hqiptareve.K osova eshte me shume e pakthyeshme nen Serbine se sa Krimea nen Ukrahinen.K eto jane cudirat e nderthurjet e interesave gjeostrategjike.Ndaj politika jone duhet te jete me dinake,jo duke kritikuar aneksimin e Krimese,por duke theksuar qe Kosova ka shume here me shume te drejte per Pavaresisht se sa Krimea nen Rusine.

  3. Sipas meje, Putin nuk eshte me i fuqishmi, por ne renie. Le te shohe Rusine, pastaj, nese i del kohe le te merret edhe me Ballkanin Perendimor. Eshte nje njeri qe ka arritur apogjeun, por tashme eshte ne tkurrje, zvogelim…Ne fakt, dobesia e tij eshte politika e jashtme. 0 rezultat.

  4. Zero rezultat ne qeverisje e presidence. Mosarritjet ne planin e brendshem do qe t’ia ngjise me sforco te huajve, duke permendur edhe harten gjeopolitike dinamike te Ballkanit Perendimor ku Kosova petmendet si “Thembra e Akilit”, thjesht qe te konfirmohet se Rusia eshte e pranishme, faktor. Gje qe nuk besoj se eshte e vertete, te pakten sot. Ju flm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje