Frika nga Turqia, Greqia blen nga Franca 2.32 miliardë euro avionë

18 Dhjetor 2020, 09:11Rajoni TEMA

Qeveria greke ka thënë se do të paguajë 2.32 miliardë euro për të blerë një set avionësh luftarakë francezë Rafale.

Dorëzimi i 18 avionëve do të fillojë në mes të vitit 2021 dhe do të përfundojë për dy vjet, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Greqia ka caktuar 11.5 miliardë euro për modernizimin e forcave të saj të armatosura gjatë pesë viteve të ardhshme.

Mes tensioneve me Turqinë mbi Mesdheun lindor, Greqia do të marrë kështu 12 avionë në përdorim në ushtrinë franceze, si dhe gjashtë aeroplanë të rinj.

“Kjo procedurë do të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në ajër”, tha Petsas.

Sipas Reuters, qeveria greke do të paguajë 1.92 miliardë euro për gjashtë avionë të rinj dhe 12 të përdorur Rafale dhe 400 milion të tjerë për pajisjet e tyre.

Athina zyrtare synon të forcojë forcat e saj të armatosura dhe aftësitë mbrojtëse me avionë, fregata dhe armë të reja, ndërsa tensionet po rriten për burimet e energjisë në Mesdheun lindor me Turqinë fqinje, raporton Reuters.

4 komente në “Frika nga Turqia, Greqia blen nga Franca 2.32 miliardë euro avionë”

  1. Tipi says:

    Nuk mendoj qe eshte frike nga Turqia se sa plani per te zevendesuar avjonet Mirage 2000 qe jane ne fund te ciklit te tyre duke qene se jane gjenerate e 4 e vitetve 70-80.
    Nuk mendoni seriozisht se do kete lufte midis ketyre vendeve pa lejen e te tjereve apo jo? Nuk jemi me ne shek e 19 ku lufohej shtet me shtet dhe se rruante njeri. Sot mender nuk pjerdh dot pa konsesusin/miratimin e aleaeve
    KLM!

    1. . says:

      Titulli i sakt i artikullit duhet te ishte …
      .
      “Greqia blen 2.3 miljard €uro avjona per te shke…yer Hitlerin e Turqis”.
      Avjonet jane me depozita te mjaftushme per te fluturuar deri ne Ankara dhe te kthehen, jane te kompletuara me radar special dhe me raketat e teknologjis se fundit Franceze, ato Skalp dhe Meteor.
      .
      Keto paisje ekselente, ne duart e pilotve Grek (qe ne vitet e fundit u cilesuan, si me te miret ne NATO) jane vdekjeprurse, te afta per goditje jasht rezes se veprimit te Turqis.
      .
      Investimet Greke ne kombinim me embargon qe i eshte bere Turqis, i kalon Greket ne nje tjeter nivel te lart epersie ndaj Turqis qe kerkon dekada per tu balancuar nga Turqit.

      1. Mkaft me endrra hajvan says:

        Prandaj ju a shkerdhen Turqia hapsiren detaro-ajrore sa here ti doje kkkk Erdoganit apo Anijen e kerkimit te Naftes qe e dergon si ti doje kkk ne ujrat e “juaja”….sepse keni ” aviacion ekselent”…hahahahaha te shkerdhfsha trute o i mjere qe me jeni bere per “gjynah”…..

  2. vlora says:

    turqia ka frike nga greqia . tani edhe me shume VDEKJE TURQISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje