"Duhet të bashkojmë forcat që e vërteta mos të përmbyset", Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb. Serbia duhet të pendohet dhe të kërkojë falje

17 Dhjetor 2020, 13:05Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës në detyrë Vjosa Osmani mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj, Osmani i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb.

Gjithashtu ajo tha se Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj, duke i bërë thirrje që vetëm me bashkimin me Shqipërinë, të ngrenë zërin për të dëshmuar të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Jam tepër e lumtur tju drejtohem bashkëkombasve të mi. Është nder i madh tju drejtohem ashtu siç u flet njeriu familjes së vetë. Shqipëria është jo vetëm atdheu i vëllezërve dhe motrave tona, por ëndrra jonë e përbashkët.

Ajo u shtëpia vatra jonë që na mbajtën gjallë ne në kohën e luftës. Ne ju jemi mirënjohës. Kur gjindem para jush. Shqipëria dhe Kosova, janë rrjedhojë të aleancave të fuqishme perëndimor. Po ecin krahas njëra tjetrës. Sot kur unë jam para jush, dua të kujtoj të shkuarë tonë të përbashkët.

Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë. Sot sikur kurdo herë do flas me zë të lartë se historia e Kosovës dhe e kombit tonë të përbashkët do të kujtohet përherë. Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin tonë dhe popujve në të gjithë Ballkanin. Ne e dimë se si është të jetosh në një regjim shtypës.

Ne kemi përjetuar këtë dhe mund të dëshmojnë. Ne e bëmë rrugëtimin drejt pavarësisë krah miqëve tanë të cilët na kanë qëndruar pranë. Si Presidente në detyrë e Republikës dua t’i bëj thirrje të rinjve, vajzave e grave që të mos dorëzohen përpara asnjë sfide.

Të gjitha do jenë aty ku meritojnë. Sikurse çdo shtet tjetër, Kosova e Shqipëria do të jenë në majë kur të shfrytëzojnë aftësinë 50 % të paktën të grave. Ftoj përfaqësuesit politik, që ta kultivojnë këtë besim qytetar. Të nxisim më tej frymën e demokracisë.

Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne duam vetëm njohjen e ndërsjellë, paprekshmërinë e territorit tonë. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet dhe të kërkojë falje. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo.

Vetëm kur i bashkojmë zërat tonë mund të dëgjohen në trojet e Serbisë. Drejtësi për fëmijët e vrarë, motrat tona që u dhunuan nga serbët, Kosovës nuk mund t’i kërkojë askush më. Kosova ka dhënë më të shtrenjtët e saj. E kemi detyrë kombëtare, detyrë njerëzore e morale, fillimisht ta mësojmë kapitullin që qëndron përpara nesh.

Duhet t’i qëndrojmë afër nesh. Serbia nuk ka ndryshuar ende mendim. Duhet të bashkojmë forcat që e vërteta mos të përmbyset përpara syve tanë. E vërteta është vetëm një, që Serbia ka kryer masakra” – tha Osmani.

(TemA)

16 komente në ““Duhet të bashkojmë forcat që e vërteta mos të përmbyset”, Osmani: Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb. Serbia duhet të pendohet dhe të kërkojë falje”

  1. Ndroqi says:

    Asnje fjale per luften e lavdishme te uck,pa te cilen sot Kosova do ishte nen Serbi.Kjo dhe ata si kjo jane argatet e Sali Berishes, keta e urrejne uck-en dhe ish drejtuesit e saj.

    1. stasi says:

      Osmanica i do gjithe te gjallet e UCK ne Hag.Ky eshte turpi me imadhe qe i behet Kosoves.Njerin gjyshe gjoja se ja paskan vra serbet e tjetrin Everi te gjalle e paska varrose.Prandaj familja e osmanices gjithmone ka qene me shkiet,sepse ata i duken me te mire.

  2. Znj. E nderuar! Do te doja qe te mos merreshe me hartime apo ese. Kosova dhe kosovaret kane nevoje per siguri dhe mireqenie ekonomike ne radhe te pare. Pastaj te tjerat. Ju nuk mund te beni avokatin e te akuzuarve nga prokuroria dhe gjykata qe miratuan me vullnetin e tyre kuvendot. Ata mbrohen vete. Cfare roli do.te luante nje deklarante e Kuvendit te Shqiperise kunder genocidit serb?! Per cfare do te sherbente?! Sipas meje vetem do te komptomentonte dhe vinte ne pozite te veshtire Shqipetine si shtet. Per mendimin tim luan rol me te madh prononcimi shkencor i para pak diteve i akadamimeve tane per problematiken ne fjalr. Nuk e kuptoj, parapergatiteni ju te medhenjte per axhenden e vizita/takimeve apo jo?! Nuk e kuptoj!

    1. Kristi says:

      Si do demtonte Shqiperine? Apo e ke fjalen per miqesine e Rames dhe Vucic???

      1. Nuk e kam mendimin aty Kristi. Edhe une kam rezerva per miqesine KM-Vucic. Pastaj, nuk eshte vetem KM shteti… Fjala e Znj.Osmani ishte patetike si e te gjithe te tjereve, ketej dhe andej kufirit, me perseritje aty ketu dhe e thjeshtezuar. Sipas meje nje hartim apo ese me fillim, me pak bosht, por me petfundim te vaket. Qofsha une i gabuar! E vletesoj komentin tuaj Kristi, pasi me kupton se nuk e kam une pronesine e saktesise dhe te vertetes, opininionet mbeten opinione, nuk zgjidhin gje. Ju flm

    2. 30 Perandoret Iliro Romake says:

      E dobeson Shqiperine si shtet????

      Me pe..dera si puna jote qe e mbajne frymen gjall duke bere komente per Ramen po,.por Shqiptareve as qe u rruhet trapi per bastardet serve qe dergoine kurva dhe prostituta ne Shqiperi.

      Une jam kunder rezolutes.per te tjera arsye dhe duhet qe Shqiptaret te jene agresive ndaj bastardeve serve dhe jo pjese minishengeni

    3. ben says:

      Kole Bran i Mokres-Per mendimin tim, fjalimi i Presidentes kosovare eshte shume i sakte dhe qendron midis kornizave diplomatike dhe atyre emocionale. Ajo qe thoni ju ne komentin tuaj eshte “non-sens”.
      Sipas jush “kosovaret kane nevoje per siguri dhe mireqenie ekonomike ne rradhe te pare”. Kesaj qe thoni juve, anglishtfolesit i thone “put the horse before the cart” (vere karrocen para kalit) Ashtu si edhe nje karroce qe nuk mundet te terheqe kalin (e kunderta eshte e vertete), po keshtu edhe nje shtet qe nuk ka zgjidhur akoma problemet kryesore politike te ekzistences se vet, nuk ka mjetet e duhura per te bere te mundur avancimin ne fusha te tjera perfshi ato ekonomike. Si mundet qe te arrihen siguria dhe mireqenia ekonomike ne nje shtet ndaj te cilit nje fqinje ka pretendime territoriale dhe kur me se gjysma e botes nuk e njeh fare?
      E verteta eshte se stabiliteti politik i hap rrugen sigurise dhe me vone edhe rritjes ekonomike.
      Nje tjeter gabim qe beni eshte kur thoni se Shqiperia mund te vihet ne veshtiresi nese Kuvendi i saj do miratonte nje deklarate kunder genocidit serb ne Kosove. Jam i bindur se e kunderta do te ndodhe dhe kjo levizje e Shqiperise do behej ne kuadrin e kartes te te drejtave te njeriut dhe te se drejtes se cdo vendi per tu interesuar per pakicat qe jetojne jasht kufinjve shteterore te saj. Keshtu, Greqia, me shume te drejte interesohet per pakicat e saja ne Shqiperi, packa se ajo vete nuk i njeh fare pakicat e huaja ne kushtetuten e saj, por kjo eshte dicka tjeter. Po keshtu, jo me shume se disa dite me pare, Bullgaria, me shume te drejte, vendosi veton kunder hapjes se negociatave me Maqedonine e Veriut per shkak te mos pranimit te kesaj te fundit per te konsideruar gjuhen dhe origjinen e neo-maqedoneve te sotem me perkatesine bullgare.
      Eshte detyre shume e rendesishme e Shqiperise qe te beje avokatin mbrojtes te Kosoves dhe aprovimi i nje resolute kunder genocidit serba the eshte me e pakta qe Parlamenti yne mund te beje, bile eshte turp qe se ka bere deri me tani.
      Sa per ate qe thoni ne lidhje me marrjen ne mbrojtje nga ana e zonjes Osmani te te akuzuarve (

      1. Ben jam dakord me komentin tuaj. Por, ne bejme komente te shkurtera dhe mbase nuk do t’ia dije kush per to. Sipas meje, lidershipit kosovar i ha vete kurrizi. Se pari, miratuan ngritjen e gjykates speciale (me imponim, kuptohet), pastaj na del ceshtja e mundesise se shkembimit te territoreve. Por, gafa me e madhe, sipas meje, ishte nenshkrimi gjoja marrveshjes midis KM te Kosoves dhe Presidentit serb nen tutelen e Presidentit amerikan te kohes. Nje marreveshje e sforcuar, per te mos thene 100 per qind ne dem te Kosoves. Ju flm!

  3. pandi says:

    vjoske bre lalke por rezolutat jane miratuar disa here atehere kur duheshin…shih arkivin e kuvendit…me mire te harxhoni energjite duke u aftesuar per te mbrojtur te zgjedhurit tuaj nga gjykata alla sui generis, dhe mos kerkoni kofin vas te vjelurave.

  4. Xhejms says:

    Vetem ky eshte problemi?! Asgje per aspekte te tjera te bashkepunimit, bashkepunim ekonomik, etj. Nuk e kuptoj papergjegjshmerine e zyrtareve tane te niveleve te larta!

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Cte bej ajo e papune me pune eshte..

  6. kodrasadikit says:

    Shqipnija e Kosova duhet te koordinohen dhe te koncentrohen ne zhvillim ekonomik ,ne punesim dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore se paku ne nivelin qe ka serbija .Nese arrihet kjo ata i ulin veshet sepse jan frigacak e tinezare . Rezoluta per gjenocide duhet te behet patjeter sepse eshte vetem ngritje e zerit e vetedijes popullore .. Pune ,pune e vigjilence !!!!!

  7. Ppsh says:

    Mos eshte i prere fjalimi?
    Sikur degjova se tha qe familjaret e saj jane varrosur te gjalle nga komunizmi i E.hoxhes
    Pse ky censurim apo ofendohet ruci me qeverine?

  8. E.Hoxha, E.Hoxha…..
    KA VDEKUR QE NE 1985.
    Shqiptari nuk merret me te vdekurin, por e kujton, sipas rastit.

  9. Bashkimin do ta bajne vetem ato qe kane ba coptimin..... says:

    E nderueme zonja Presidente Kosoves,Pse luani me letren e bashkimit kombetar , kjo i jep material Serbise dhe sinjal jo pozitiv Evropes Bashkimi Kombetar bahet kur te jemi mire me ekonomi si ju edhe ne ,kur mos te kemi korrupsion l katastrofik si ju edhe ne , kur te kemi shtet kigjor funksional si ju edhe ne pastaj e ka rradhen bashkimi kombetar. Me rradhe pune e perkushtim TE SINQERTE Me atdhedashuri e Jo me Demagogji populizem shkallafat vec per KARRIGE .Bashkimin e bajne ATA QE KANE BA COPTIMIN , ne mund ta ndihmojme vetem tuj kene shtete serioze dheme ekonomi STABILE !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje