Presidentja e përkohshme Vjosa Osmani zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, zbardhet axhenda

16 Dhjetor 2020, 10:18Rajoni TEMA

Presidentja e përkohshme, njëkohësisht edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri ditën e sotme.

Vizita do të zgjasë dy ditë, deri më datën 18 dhjetor.

Osmani përgjatë këtyre dy ditëve do të zhvillojë një sërë takimesh mes të cilëve me Presidentin Meta, kryeparlamentarin Ruçi, kryeminisrin Rama, kryedemokratin Bashën dhe Berishën.

Ja axhenda:

– Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, Presidentja Osmani do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

-Në orën 15:30, Presidentja do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për mediat.

– Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

– Në orën 10:15, do të bëjë nderime dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

-Në orën 16:00, të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

-Në orën 11:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Osmani aktualisht mbaj postin e Presidentit të përkohshëm të Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

11 komente në “Presidentja e përkohshme Vjosa Osmani zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, zbardhet axhenda”

  1. Baliu says:

    Nje fryme e re ne politiken e Kosoves, politikanja me e votuar dhe e shkolluar ne ShBA, mbas shum vitesh me hajna farmerkash e portiera diskosh.

    1. dardan says:

      Fryma e re e Kosoves qe do takohet me frymen e vjeter te Shqiperise, S. Berisha. Kjo me mire te thote se vjen per shopping ne Tirane per fund viti, se per takimet e saj as qe ia ve veshin njeri. Thjest eshte nje presidente rastesore qe nuk vendos per asgje.

    2. Larkqofti says:

      Po me Sali kermen pse do Takahashi
      Apo te falenderosh per gjith te Keqet qe ka bere kosoves
      Turp moj Presidente qe takon ate Bandit

    3. Fatosi-kosove says:

      JO vetem baliu po fluturon se pjella e shkaut u ba presidente edhe vuqiqi e vulini po fluturoje e poashtu edhe sali berisha me tbijt bashen e fazlliqin,qestistam balliu!

  2. thuthuqi says:

    Kjo bre burra asht thjesht nje berxolle e djegme.
    Une po due me thane e zoti Rama po ba gabim qe don me e prit ket bibe.

  3. Beni says:

    Te gjitha i marr vesh, por une te pakten nuk kuptoj me c’atribut do te takohet zoti Berisha nga ana e saj? Kete pyetje e bej une nje person qe e kam votuar vazhdimisht Berishen per sa kohe isha ne Shqiperi. Berisha le te rrije ne shpi se vetem prish pune tani, pasi vetem prononcimi i tij qe mund te vriste edhe me shume me 21 Janar nuk ka asgje te perbashket me demokratet e ndershem. Pushteti merret me vote dhe mbahet me pune, prandaj dhe nuk u votua me, pasi u be e gjithe ajo gjurulldi ku u vrane 4 vete, vetem per te mbajtur Ilirin me familjen plus dhe veten, por ne asnje menyre ne respekt dhe ne emer te demokrateve. Sa per Zenin ka dhene boll, pasi shoket e Zenit megjithese punojne nuk kane asgje, ndersa ai bredh boten. Mjaft me me kamuflazhe ne PD. Lereni PD-ne te marre fryme perpara se ajo te ngelet vec emer ne kujtese.

  4. Malsori says:

    Takimi me kriminelin Sali Berisha ve ne pikpyetje axhenden e ardhjes se Vjosa Osmanit ne Shqiperi.Me sa shoh Vjosa dhe Albin Kurti i kane vene “ne vij” punet ne Kosov dhe tani duan te rregullojne Shqiperin duke promovuar kermen Sali Berisha.Saliu furnizoj me nafte ushtrine e Miloshevicit qe vriste kosovaret dhe ishte kunder Rambujes per fatin e Kosoves,ku be kthesa dhe NATO bashke me UCK cliruan Kosoven.Malsori Boston

  5. Shpalosësi says:

    Po vjen sharseja e Mitrovices ne Tirane!
    Kjo eshte ajo qe ne Parlamentin e Kanades, me turirin e saj para kater viteve u ka thene kanadezeve qe Hashim Thaçi eshte kriminel dhe duhet te denohet.
    Kjo sharsja e shkolluar ne Amerik qe ne minutat e para pas zgjedhjes se Kadri Veselit per kryetar parlamenti, u ngrit ne kembe per ta leshuar sallen e kuvendit, nga pakenaqesia, ju drejtua Kadriut, “ti je kriminel ti duhet denohesh”. Televizionet mund ta ritransmetojne kete sekuence para se kjo sharese te dale me sharesin dhe kercenuesin Meta ne konference shtypi.
    Rama dhe Velijaj nuk duhet kete Z…ta pranojne ne takim.

    1. asimi says:

      Si u zhgjodhe kryetare e kuvendit,e hoqi foton e Presidentit Thaqi dhe e vendosi ate te Rugoves.NE NJE INTERVIST KUR E PYETEN,pse e bere tha,une dhe familja ime kurre nuk kemi qene me H.Thaqin.Po bene llojlloj manipulimesh per te ngarkuar Thaqin,tash si ud presidente.Nje i aferm i saje me spjegoje se ato si familje kane qene gjithmon te lidhur me regjimin serbo-jugosllav ,kurse tash mbahen si rugoviste te medhenje.

  6. Larkqofti says:

    Po me Sali kermen pse do Takahashi
    Apo te falenderosh per gjith te Keqet qe ka bere kosoves
    Turp moj Presidente qe takon ate Bandit
    Sali Serbi

  7. Katunari i Vicidolit says:

    Mirsevjen ne shtetin ame zj. Vjosa Osmani, Presidente e Kosoves.

    Mbasi u njohem me axhenden e vizites Tuaj ne Shtetin Ame, do kisha pak sqarime dhe pastaj nje pyetje.

    Ju e nderuar Presidente, kini planifikuar nje axhende shume domethense si Presidente e pjeses tjeter te popullit shqipetar, por perse ne axhenden tuaj zyrtare (dhe jo private), perfshihet edhe ish presidenti shqipetar, Z. Sali Berisha, kur ai sot nuk ka asnje funksion shteteror apo partiak dhe kur ne te shkuaren, si funksionar shteti apo partiak, ka kryer:

    1. – Ne kohen si president, lejoj dhe inkurajoj firmat piramidale ne Shqiperi nepermjet te cilave:
    a–qytetaret shiten banesat, duke ngelur me pas pa shtepi e katandi.
    b–fshataret, shiten gjithe gjene e gjalle (mbajten vetem pulat; duke futur leket neper fima, gjithashtu lane pa punuar token.
    c–Ndihma per KOSOVEN nen SERBI ne vitet 1992-1997, ishte krijimi i firmes “Shqiponja”, per furnizimin me nafte kontrbant te makinerise
    luftarake Serbe qe kryente krime ne Bosnje-Hercegovine dhe Kosove.
    d–Ndihmoj me strvitjen e trupave te FARK-ut (te cilat ndonjehere ju deshen edhe ne Shqiperi), por kurre nuk inkurajoj apo ndihmoj forcat
    guerrile te Kosoves (me pas UCK).
    e–Ne 26 maj 1996, vodhi zgjedhjet e pergjitheshme dhe me 28 maj, masakroi Opoziten ne sheshin “SKENDERBE”.
    f–Ne fund-vitin 1996 dhe fillim vitin 1997, me mbylljen e firmave piramidale, krijoi raprezalje ne popullsine e revoltuar, hapi depot
    armatimit, shkatrroi ushterine shqipetare.
    g– Ne fillim marsin e vitit 1977, vendosi gjendjen e jashtezakonshme, dhe nga parlamenti njepartiak u rizgjodh President.
    h– Megjithese populli ishte i revoltuar dhe rebeluar, nuk dha dorheqjen por shtoj raprezaljet deri edhe te armatosura kunder Jugut te
    Vendit.
    i– Ne opozite, ne vitin 1998, duke shfrytezuar ceremonine mortore te te ndjrit Azem Hajdari, kreu Grusht Shteti ne Tirane.
    j– Po ne keto periudha, futi inskenimin e vrasjeve ne Tropoje.
    k– Qe kunder UCK-se dhe Marrveshjes se Rambujese.
    l– Mbas marrjes se pushtetit ne vitin 2005, prishi mbikalimin tek sheshi “KARL-TOPIA” (Zogu i ZI), i cili ishte ne perfundim, duke lene aty nje
    kaos trafiku qe vazhdon edhe sot dhe qe u denua edhe nga Gjykata Kushtetuese.
    (E MIRE), Ne vitin 2006 vazhdoj ndertimin e “Rruges se Kombit”, pa nje projekt te mirfillte, duke prishur edhe trasene e linje
    hekurudhore MILOT-KLOS, RRruge, e cila ish nisur nga pak qe ne kohen e qeverise Majko, dhe vazhdimesise se debateve Fatos-
    Jozefine, per gjurmen e rruges (Jozefina e donte nga Puka te dilte ne Shkoder, kurse Fatosi lugines se Fanit te Vogel), Rruge e cila duhej
    detyrimsht, por qe sherbeu edhe per vjedhje te medhaja. (Kjo rruge e ka planifikuar me 4 kosi DURRES_MORINE).
    m– Ne 15 mars 2008, ndodhi ajo qe ndodhi ne GERDEC, ne nje ambient cmontimi te armatimit ushtarak, ku pünonte edhe baxhanaku i
    kryeministrit te kohes dhe ku humben jeten 36 qytetare, midis te cive edhe minorene, ne punishte dhe jasht saj ne zonen e banuar.
    n– Ne 21 Janar 2011, ne nje proteste te opozites se kohes, ka urdheruar vrasjen e 4 (kater) demostruesve te pafajshem, plagosjen e nje
    gazetari dhe kur, ne momentin kur protesta po mbyllej (te kater te vraret te zgjedhur sipas krahinave, nga jugu ne veri, Gjirokaster,
    Mallakaster, nje Dibran me banim ne periferi te Tiranes dhe nje nga Lezha).
    o– Sot, ne opozite, duke mos patur asnje detyre shteterore apo partike, nepermjet rrjeteve sociale nxit vetem pakenaqsi e urrejtje.

    CFARE KA BERE ME SHUME PER KOSOVEN KY ISH PRESIDENT QE JU; E NDERUAR PRESIDENTE E KOSOVES E KINI NE AXHENDEN ZYRTARE DHE NUK KINI NE AXHENDE PER SHEMBULL PROFESOR REXHEP MEJDANIN, I CILI ISHTE PRESIDENT NE KOHEN E LUFTES NE KOSOVE, APO I NDERUARI ALFRED MOISIU, NJE NGA ISH PRESIDENTET ME TE NDERUAR NE SHQIPERI, APO ISH KRYEMINISTRIN MAJKO; QE PAVARSISHT SE NE MOSHE TE RE; MBJTI NJE BARRE TE RENDE GJATE LUFTES NE KOSOVE ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje