Vjosa Osmani vizite treditore në Tiranë, axhenda e plotë

15 Dhjetor 2020, 11:07Rajoni TEMA

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë treditore në Shqipëri. Mediat në Kosovës kanë publikuar dhe axhendën e plotë dhe mësohet se Osmani do të jetë në Tiranë  në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në Shqipëri si presidente ne detyrë dhe në axhendë ka disa takime. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Osmani do të të takojë krerët e shtetit si dhe liderët e partive.

Anxhenda e plotë

Të mërkurën (16 Dhjetor), në orën 13:30, u.d Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Kurse, në orën 15:30, u.d Presidentja do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie. Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ndërsa në orën 10:15, u.d. Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ndërkaq, në orën 12:30, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit. Kurse, në orën 11:45, u.d Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

7 komente në “Vjosa Osmani vizite treditore në Tiranë, axhenda e plotë”

  1. Lani says:

    Mirë me viziten te Meta po te Berisha ç’do moj zonje?! Apo nuk iu rrihet pa e qelbur muhabetin një çikëz andej nga fundi?! Iu çon ndonjë lloj instinkt te ky ju vallë? Fatin e ALBINIT do kesh ne kokat e shumicës së shqiptarëve këtu në Shqipëri; nuk do arrijnë t’ju kuptojnë kurrë.

  2. Velo says:

    Nga pozicioni i Presidentes së Republikës, është normale të pritet sipas protokolleve shtetërore dhe të takohet me të gjitha palët të pozitës dhe të opozitës. Po me Sali Berishën pse? Nëse do të takohet me ish presidentët, ka edhe të tjerë, pse Berisha vetëm??!!!!!!

  3. Koti says:

    Takon vetëm Berishën si ish president, sepse është sindroma e Stokholmit. Ai që të ka qirë nënën, e thërret baba. Saliu ua ka qirë edhe nën edhe babën kosovarëve.

    1. Gjakovari says:

      Koti nuk po shkruajke komente së koti.

  4. Kosta says:

    Po me Sali UDBASHIN pse???Dhe Likja me Lulzime Bashen spiuna te Rusise dhe Janullatosit jane po ka justifikim se mbajne poste publike.Po me Sali Karaxhicin pse takohet???!!!!!!!!!!!????????

  5. Shkodrani says:

    Po me Berishën pse? Apo nuk mund t’i ndajnë lidhjet me Serbinë e serbët. Dmth. Serbia ju shkatërroi gjithçka dhe vjen Presidentja e Kosovës të takojë atë që i shiti naftën Millosheviqit për të vrarë kosovarët që ti përfaqëson sot. Turp moj presidente, turp! Mirë ne, që si pinjoll serbësh, na dogji e na vrau, po ju çfarë ju lidh me një horr si Sali Berishoviq? Në vend që ta injoroni, sepse nuk ke si bën ndryshe, vjen edhe e takon? PAFUNDESISHT TURP!

  6. Johani says:

    Me kujtohet ish presidenti i serbosllavise paniq te cilin millosheviqi e solli nga amerika dhe menjeher filloi burri nje vizite ne shqiperi tek sali berisha atekohe (kurre mos u ktheft tjeter) président dhe para mediave i thot:
    Une perfaqesoj shiftari nga kosmeti, po osmanka kend perfaqeson shiftari te paniqit apo te vulinit apo vetem baben e saj qe siq dihet ishte milic i millosheviqit,ani tri dite vizite qfar do bej apo ka ardhur per te protestuar me rrugaqet ne Tirane apo me mollotovken volltana dhe shoqaten serbe ne shkoder!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje