Ish- drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u paraqitën sërish sot para gjykatës në Hagë. Seanca filloi rreth orës 11:40 dhe pritet që palët të njihen mbi ecurinë e çështjes.
Fjalën e morën dy avokatët, ai i Hashim Thaçit David Hooper, dhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson. Duke folur mbi materialet e Prokurorisë Hooper u shpreh: “Nuk ka tregues për informacionin. Kur thotë për krime baze, çfarë krimesh?!
A është e përshtatshme kjo?! Në na duhet jo vetëm informacion për kategoritë, por edhe llojin e materialit. Sa i përket origjinës së dokumentit, na duhet të dimë se ku është gjetur dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë. Ne diskutimet e tjera me prokurorinë do t’i bëjmë por s’e di se sa të frutshme do të jenë”.
Ndërsa avokati Emeson tha se është e parakohshme të bëhen parashtrime ndërkohë që kanë marrë në një kohë të shkurtër 3000 dokumente.
“Është detyrimi i Prokurorisë që të plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit të zbatueshëm. Ne kemi marrë 3000 dokumente në kohë shumë të shkurtër, secili do të kërkojë analizë metikuloze nga mbrojtja.
Në kushte reale mbrojtja është vetëm në fillim të identifikimit të kategorive të materiale, dhe s’mund të bëj parashtrime për procedurat që janë kryer. S’do bëj kritika të copëzuara.
Kjo është detyrimi i Prokurorisë. Është e parakohshme që të flasim për përshtatshmërinë dhe mjaftueshmërinë e materialeve të kryera. Mbrojtja e z. Veseli nuk ka dorëzuar parashtrime në lidhje me redaktimet shumë të mëdha që janë bërë në akt-akuzë”, tha Emerson.
Ta gezoni Gjykaten Speciale qe miratuat vete!
3ooo dokumente per te kater te akuzuarit qe po gjykohen ne Hage. Mendoj se keto dokumrnte duhet te vihen ne dispozicion edhe te organeve kompetene te shetit shqiptar (edhe per arsye historike!), te shqiperohen, e mandej te mund dhe duhet te mbahen qendrime edhe shteterore. Ju flm!
marksi – engelsi – lenini – stalini
marksi – engelsi – lenini – stalini
Komentin e dyte timin, ju lutem!
Nr-i ” dokumentave ” mbi akuzat,nuk tregon Vertetesine e Akuzes,
perkundrazi ,
tregon qarte fallsitetin e tyre,duke tentuar me kte Fasade te Zmadhuar,
tju imponohet Opinionit, nderkohe qe E Verteta e X – Akuze,
mundet te vertetohet vetem nga Fakti dhe vetem Nji Flete te vetme
Mos eshte kjo nji tregues i asaj loje ,kurdisur kunder 4-er Figurave te UCK,
ku edhe Avokatet jane Aktore te Teatrit qe luhet ne Hage ?
Kjo eshte e gjitha nji Farse e ndyre. e 3000- metodave te Manipulimit.
Haga nuk ben Drejtesi,por Tregeti,ku perfiton Miljarda nga Ata qe qendrojne pas
3000- Rrenave ,qe ferkojn duart ne Beograd
Haga duhet te penalizohet ,per Affera Mafioze.
( nqs ka Gazetare me surrat Njeriu nder Shqiptare duhet ta zhveshi Hagen e qisi bythen me ja pa Bota)
Ndryshe prisni radhen per ne birucat e Gazit te giithe )
Ki lumte kosovarve, pası u. Cliruan, tanı ferkojne Barkın pse komandantet e UCK i perplasen ne burg. Kane merita Haradinaj, Salı Berisha,. İlir Meta, Basha, Argita pra klanı Presidence-ShQUP. Hallall. Kur dolu ne gjyq Avni Rustemi u cuan ne kambe gjith shqiptaret, te gjith patriotet, intelektualet dhe perkrahja masive beri qe gjykata franceze ta shpalle A niun te pafajshem dhe pastaj e vrau kelyshi i Serblse Ahmut zogu i Kurves. Patriot ky bende Ka pak, spijuj e tradhetare da te duash.
Shum keq por nuk e kuptoni se ne Hage eshte ne banken e te akuzuarit e gjith UCK dhe gjith kombi shqiptar.