Ngjarje e rëndë në Kosovë, polici vret aksidentalisht të bijën dhe më pas vetëvritet

16 Dhjetor 2020, 10:46Rajoni TEMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku babë e bijë janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Prizren.

Sipas të dhënave paraprake, Sali Mazreku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se me armën zyrtare aksidentalisht ka vrarë të bijën dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta para se polici do të nisej për në vendin e tij të punës, aty ku po punonte prej një kohe të gjatë si doganier. I ndjeri ka qenë duke shërbyer në Policinë Kufitare në Vërmicë. Kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës.

Në anën tjetër, zyrtarët policorë, që kanë punuar për vite bashkë me zyrtarin e ndjerë policor, kanë theksuar se i ndjeri ka qenë punëtor i vyeshëm dhe i dedikuar.

Policia dhe prokuroria ende nuk i ka bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur rasti, apo motivet e kësaj vrasje dhe vetëvrasje. Megjithëse, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar, pasi hetimet janë duke vijuar.

4 komente në “Ngjarje e rëndë në Kosovë, polici vret aksidentalisht të bijën dhe më pas vetëvritet”

  1. Ratko Mladic says:

    Ngjarje e rende . Gjynah per vajzen qe vrau i Babai Polic..!! Por dua ti them dy fjale albin turko-arab kurtit qe u be euforik per ngjarjet e fundit ne Shqiperi. Tani ky albini i turqise cfare mund te thote qe Polici i Kosoves vret me pistolete vajzen e tij..!!!!..Albin funderrina mos fol perpara kohe turkoshak…dhe mos i fut hundet ketej nga Shqiperia por merru me punet e kosoves …Razumes….more Seljak..???

    1. myzeqari says:

      C hyn ktu Albini more rrote ?
      Pastaj rastet nuk jane njesoj ore debil.

    2. myzeqari says:

      C hyn ktu Albini more rrote ?
      Pastaj rastet nuk jane njesoj ore debil.

  2. Oh, cfare gjame! Ngushellimet me te thella dhe me te perzemrrta familjes. Te ndieret u ptehshin ne paqe. D.Xh, Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje