COVID-19 në Kosovë, 345 raste të reja dhe 8 viktima gjatë 24 orëve të fundit

19 Dhjetor 2020, 15:48Rajoni TEMA

Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 345 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 8 viktima.

Ditën e sotme është vënë re një ulje e lehtë si në rastet e reja ashtu edhe në numrin e viktimave.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar është më i lartë se ai i infektimeve, 436 gjë që përbënë një lajm tepër shpresëdhënës.

Numri total i rasteve me koronavirus ka shkuar 48.682 ndërkohë numri I viktimave 1.248, në të gjithë vendin që nga fillimi I pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e sotme të dala nga  IKShPK-ja.

Ditën e sotme qytetet “vatra infeksioni” janë  Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Ferizaj dhe Prizreni.

Masat anti-COVID në Kosovë nuk kanë ndryshuar që prej ditën 11 nëntor pasi ato kanë qenë rezultative, por kryeministri vendit Avdulla Hoti ditën e sotme ka publikuar një listë me masa që kërkon të hynë në fuqi menjëherë. Megjithatë ende nuk janë aprovuar zyrtarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje