Fjalëkalimi i Trump në Twitter ishte ‘maga2020!’ dhe një haker holandez e gjeti atë në tentimin e pestë

19 Dhjetor 2020, 11:43Bota TEMA

Një hakeri holandez iu deshën vetëm disa përpjekje për të hyrë në llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump në Twitter.

Madje, sipas Business Insider, atij iu deshën vetëm pesë përpjekje për të gjetur fjalëkalimin e saktë të Trump. Po sipas BI, bëhet fjalë për fjalëkalimin “MAGA2020”.

Për këtë prokurorët holandezë këtë javë konfirmuan se hakeri “etik” zbuloi fjalëkalimin e Twitter të Trump dhe krijoi qasje në llogarinë e tij në tetor.

“Pas hyrjes së suksesshme, holandezi u përpoq të kontaktojë autoritetet amerikane për të raportuar cenueshmërinë e identifikuar.

Ai e bëri të njohur veten dhe dha këshilla se si të rregullohet kjo dobësi”, kanë shkruar prokurorët në një postim në blog të shkruar fillimisht në holandisht.

Por përkundër kësaj shkruan BI, Twitter ende nuk e ka konfirmuar hakimin – dhe Shtëpia e Bardhë e kishte mohuar një gjë të tillë në tetor.

Hakimi është një krim atje, por ‘zbulimi i përgjegjshëm’ për autoritetet mund të shpëtojë hakerin nga dënimi, thanë prokurorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje