Presidenti brazilian: Vaksina kundër Covid mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë dhe të bëjë femrat me mjekër

21 Dhjetor 2020, 09:21Lifestyle TEMA

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka nisur një sulm ndaj vaksinave të koronavirusit. Së fundmi, ai është shprehur se vaksina Pfizer-BioNTech mund t’i kthejë njerëzit në krokodila ose zonja me mjekër.

Lideri brazilian i ekstremit të djathtë ka qenë skeptik ndaj koronavirusit qëkur e quajti atë “një grip i lehtë”. Këtë javë ai këmbënguli se nuk do të vaksinohej, edhe pse vendi ka nisur programin e vaksinimit masiv.

“Në kontratën e Pfizer thuhet shumë e qartë: “ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë efekt anësor”. Nëse kthehesh në një krokodil, është problemi yt”,  tha Bolsonaro të enjten.

Pfizer-Biotech u është nënshtruar testeve në Brazil për javë të tëra dhe tashmë po përdoret në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.

“Nëse bëheni mbinjerëzorë, nëse një gruaje fillon t’i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me zë demëror, ata nuk mbajnë përgjegjësi”, tha ai, duke iu referuar prodhuesve të ilaçeve.

Kur nisi fushatën e imunizimit të mërkurën, Bolsonaro gjithashtu tha se vaksina do të ishte falas por jo e detyrueshme.

Por Gjykata e Lartë të enjten vendosi që vaksina ishte e detyrueshme.

Kjo do të thotë që autoritetet mund të gjobisin njerëzit për mos vaksinim dhe t’i ndalojnë ata në hapësira të caktuara publike, por jo t’i detyrojnë ta bëjnë injeksionin.

Brazili ka regjistruar më shumë se 7.1 milion raste dhe pothuajse 185 000 vdekje nga Covid-19.

Vetë Bolsonaro u infektua në korrik, por u shërua brenda tri javësh.

2 komente në “Presidenti brazilian: Vaksina kundër Covid mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë dhe të bëjë femrat me mjekër”

  1. anticensurë25642654 says:

    vëllai me pushtet i alfred cakos!!
    idioti i radhës,asgjë më tepër!!idioti harroi se kjo veksinë,si e thotë dhe vetë trampi,është meritë e krye idiotit donaled tramp,që ky e adhuron deri në bythëlëpirje!!idioti shquhet gjithnjë për për kundërveprime,për vetkundërshtime!!është një fatkeqsi që vota shkon shumë shpeshë në anën e idiotëve!pasqyrim që dhe popujt po idiotizohen gjithnjë e më tepër!!dhe kjo jo për fajin e kësaj vaksine!!
    dje në “idiot show”,rrethi katror krye idioti shqiptar alfred cako tha se rama,putin dhe drejtues të tjerë shtetesh nuk janë gjë tjetër veçse klloune të origjinalëve!!
    nuk e shpjegoi më tepër se kishte frikë se na zinte paniku ne bagëtitë e thjeshta,por do ta thotë një herë tjetër!!
    të presim sa të dalë zbulimi i ri i alfred idiot cakos!!

  2. Haha says:

    Nje idjote me se Alfred Caka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje