FOTOT: “Ringjallet bisha”, avioni i Luftës së Ftohtë “pushton” qiellin sërish pas 12 vitesh

22 Dhjetor 2020, 17:22Lifestyle TEMA
FOTOT: “Ringjallet bisha”, avioni i Luftës së Ftohtë

Një avion B-52H është bërë bombarduesi i dytë Boeing që rikthehet në fluturim pasi ishte lënë në harresë në “varrezën e avionëve” për 10 vite, pas 17 mijë orësh fluturim.

Avioni në fjalë ishte lënë në varrezën e quajtur “Boneyard”, në bazën ajrore “Davis-Monthan” në Arizona, ku do të përdorej për pjesë këmbimi, por në maj 2016, pas rrëzimit të një avioni bombardues amerikan B-52H, u vendos që ai të rikthehej në fluturim.

Edhe pse në atë incident në Guam shpëtuan të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit, flota amerikane mbeti me një avion mangët, çka detyroi autoritetet të miratonin “ringjalljen” e avionit të “vdekur”. Punimet për riaktivizimin e tij nisën në vitin 2018.

Për riparimin u punësuan rreth 20 ekspertë. Gjatë procesit avioni thuajse u çmontua i gjithi dhe çdo pjesë u inspektua për të mos lejuar asnjë defekt të mundshëm të kalojë pa u vënë re.

Në datat 14 deri në 18 dhjetor, avioni kreu edhe fluturimet testuese dhe sipas autoriteteve është gati për t’u rikthyer në shërbim që prej muajit janar.

1 komente në “FOTOT: “Ringjallet bisha”, avioni i Luftës së Ftohtë “pushton” qiellin sërish pas 12 vitesh”

  1. Ari says:

    Sikur shpenzimet ushtarake te kryheshin per zhvillim, bota do te jetonte ne nivel te larte ekonomik, dhe luftrat do te ishin te panevojshme..
    Por, ata qe kane kete industri, ku do te fitonin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje