FOTOT/ Këngëtarja shqiptare, lidhje të fshehtë me biznesmenin e fuqishëm, baba i dy fëmijëve

9 Janar 2021, 19:10Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këngëtarja shqiptare, lidhje të fshehtë me

Para pak javësh këngëtarja e njohur Leonora Jakupi deklaroi në një intervistë për mediat e Kosovës se është e gatshme për t’u bërë nënë.

Këngëtarja e konfirmoi lidhjen e dashurisë kohë më parë, por nuk kishte folur kurrë më shumë për këtë pjesë.

Pyetjes se si është njohur me të dashurin e saj, ajo iu përgjigj se nuk duhet shumë për të impresionuar një femër.

“Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht që ka ditur të flasë. Më pëlqen komunikimi”, u shpreh Leonora.

Ndër të tjera, Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi dot rininë e saj, sepse i kishte rënë barra e familjes së saj, pasi i vranë babanë.

Ajo tregoi se nuk del në klube të natës dhe lokale dhe se lidhja nuk është një gjë që ndikon në këtë fakt, pasi kjo është zgjedhja e saj.

Ndërkohë që deklaratës se së shpejti e sheh veten si nënë me 5 ose 6 fëmijë, nisën ngacmimet se kush është i dashuri i saj sekret prej 9 vitesh.

I dashuri i Leonorës etiketohet si ”babai i tenderave”, me të cilin këngëtarja e njohur ka një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë. Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit.

Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. dhe se janë bashkë përreth 9 vite, mirëpo me dëshirën e të dashurit të saj kjo nuk është zbuluar.

I dashuri pasanik i Leonora Jakupit, baba i dy fëmijëve  

E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznismeni i njohur si ‘baba i tenderave’, Nexhat Krasniqi.

Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që ai mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonorën.

Me këtë rast, Leonora ka vendosur të bëjë rrëfimin e rrallë në media për jetën private, vetëm tani që është e sigurt se kjo histori do të përfundojë me martesë.

Pavarësisht se është e komentuar në mediat rozë, këngëtarja nga Drenica ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj private.

Në emisionin “Mirage”, Leonora ka thënë se për momentin nuk ka ndonjë plan dasme. Ajo është shprehur që dasmat asnjëherë nuk i kanë pëlqyer, sepse sipas saj, në dasmë çifti kënaqet më së paku.

“Nuk e di, ndoshta nuk bëj dasmë fare”, ka thënë ajo, duke shtuar që nuk e di se kur do të bëhet martesa.

“Ndoshta ndodh këtë vit, ndoshta vitin tjetër, nuk e di”, ka thënë këngëtarja.

Ndërsa, sa i përket së ardhmes, këngëtarja Jakupi e sheh veten si nënë me shumë fëmijë.

“Sa ka thanë Zoti, nëse janë edhe 5-6 s’ka problem, aq sa ka thanë Zoti, aq sa thotë ai”, ka shtuar më tej Leonora, duke treguar që fëmijët i do shumë.

I dashuri i Leonorës, Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë, ka qenë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë. Ai madje ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë.

Leonora e ndjek Nexhat Krasniqin edhe në rrjetin social “Instagram”, ndërsa në emisionin festiv të Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.

“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja.

“A m’ke harru” ishte projekti i fundit i këngëtares, me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma), krijim që numëroi shumë klikime.

Në një pyetësor me titujt e këngëve të saj ndër vite, këngëtarja ka zbuluar në “Shiko kush Luan” se e ka gjetur dashurinë e jetës dhe pse nuk ka marrë nga ai akoma një diamant, ç’ka nënkupton një propozim për martesë.

11 komente në “FOTOT/ Këngëtarja shqiptare, lidhje të fshehtë me biznesmenin e fuqishëm, baba i dy fëmijëve”

  1. Jorgo says:

    asnjihere s’i kam kuptu femnat shqiptare…

    1. 001 says:

      Mundohu te kuptosh dashurine e tenderave

  2. cfar ka me kuptu mer Jorgo.
    Femrat ne ate shoqeri i eshte imponuar ne nji far menyre
    nji jete e tille .
    Secila do te jetoj ,
    ta gezoj jeten ,brenda mundesive qe i afron Bota shqiptare , duke e ruajtur sadopak
    statusin Personal ne shoqeri ,ndryshe nga shume te tjera ,te te njetit Profil si Leonora ,
    qe degjenrojne ne pothuaj mbas halabkeve te rruges.
    Dhe kjo ,ben me te miren perpara se ti rreshkas jeta mes shalve ,pa e ndjere ate.
    Pra gjen dike qe ka pare ,me i financu Ticket-en e fluturimit ne kenaqsi .
    Femrat nuk e kan aspak te leht ne ate shoqeri .
    Shpesh her detyrohen ti afrojne embelsirat majmunit per hir te mbijeteses
    tipave qe i afrojne dicka ,por kurr ate qe ato deshirojne vertet ne jete .
    Un nuk do t’i paragjykoja aspak femrat shqiptare atje.

  3. Arbërori says:

    Ça të bëjë dhe Nora e shkretë, ajo ashtu si dhe “artistet” e tjera shqiptare kërkon të sigurojë vazhdimësinë e luksit.
    Dhe për këtë nuk mungojnë kurrë “biznesmenët”, psh ky Nexhati, përveç se nga emri duket që është tipik turk anadollak, i shkurtër, ezmer, me bark, del në foto me xhami, Turqi hesapi dmth..

  4. Tropojani says:

    Babai i saj nuk eshte vrare por ka pesuar aksident me makine ne Tropoje afer Fierzes,nje kthese ku kane ndodhur aksidente dhe here te tjera.Ose eshte shkruar gabim ose genjen baxhella!

  5. vertet e bukur says:

    Leonora Jakupi, nje nga vajzat me te bukura te trevave Shqiptare

  6. drenica says:

    Me gjithe respektin qe kam, te rrofte bukuria moj Nora, por te lidhesh me nje te moshuar bark madh, me dy femije, vetem pse ka para, qofsh ti qe je. A do te besh me te 5-6 femije, per te pjelle, pjellin edhe macet.

  7. Po po po.. says:

    Ne komente perpiquni te lini per nje here te pakten keqesine qe ju karakterizon o “njeres”

  8. tani e pashe burrin e ardhshem te Loeonores .
    Nuk kam fjal.
    Femrat shqiptare jane te denuara ,te vuajn edhe pse shume
    nuk e meritojne ate padrejtesi ne ate shoqeri

  9. Drenica tradhtare e Hašim Danilloviqit says:

    Kurva e msheft qe shitet kishe si ‘melaqe e moralshme’ ska lan kar pa thy me lek. Bile kjo kuder u kon e martume nja 3 vjet per nji biznismen shqipetar ne Zvicerr, te cilin e ka mashtru dhe ja ka grabit leket dhe me qato lek e ka ble babes ne Prishtin plus nji vill ne bregdetin e Shqiperise. Tash prostituta drenicake e paska nxan nji hajn te tenderave dhe e paska da pej grus e fmive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Anonim

    MORALI ESHT VIRTYT I NJE NJERIU QE KA LIND ME KARAKTER TE FORT DHE ME NJE PERSONALITET QE LIHET PER TU ADMIRUAR , FYTYRA E NJE NJERIU DHE SEDRA DUHET TE JEN BASHKUDHETARE PER TU FORMUAR NDERI ,PERSONALITETI DHE KARAKTERI QE SOT SHUMICA E FEMRAVE NUK E KA ,ESHT FATKEQESI E MADHE SE NDAN NJE FAMILJE ,KUR PRISH NJE FAMILJE ZERE SE KE PRISHUR NJE KISH APO XHAMI .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje