Thelbi që nuk thuhet!          

10 Janar 2021, 13:10Blog TEMA

Nga  Brizida Gjikondi

Nuk është puna e një darke në restorant se buka nuk i mohohet dhe shihet askujt as me Zot e Fe, as idiotësirat opozitare emocionale siperfaqesore, se ata po hanë me lekët tona dhe po hanë mish të larë me flori. Kjo është një mendësi e tejkaluar, për sa kohë kanë një ndër tregëtarët më të mëdhenj në tavolinë kjo historia me “lekët tona” është relative dhe indirekte. I paguan Nusreti apo tregëtari nuk është thelbi.

Çka nuk e thotë askush dhe nuk e thotë me dashje është çlirësia, shpengimi, pakujdesia i uljes së titullarve të lartë të shtetit me një nga tregëtarët më të mëdhenj në vend. Nuk kam asgje kundër tregëtarve të vendit tim, jetojmë në këtë epokë dhe epoka është e kapitalit, të ndershëm ose jo. Ata jane domosdoshmëria dhe morali mbisundues i Evropes dhe Amerikes aktuale.

Por një tregëtar që është subjekt liçencash, taksash, tenderash, projektesh në pritje, nuk mund të ulet qoftë dhe publikisht në tavolinë informale me pushtetin,  pasi është pabarazi, ndikim, influencë, konflikt interesi. Këtë fakt jo elegant dhe të pakujdes’shëm deri në fodullëk se lexova askund.

Merren me pjatat dhe personat politikë të tryezës por jo me totalin dhe mesazhin e saj. Pavarësisht se dihet që ftesat shpesh herë jane në grup ( qeveri-biznes-media) dhe ashtu ka ndodhur në çdo qeveri disa pamje të një qeverie të majtë dhe që pretendon se është sociale mund të shmangen, por shpesh shkëputja nga realiteti dhe amoku i pushtetit ta ul qoftë dhe vigjilencën formale. Kam dhe dy fjale për opozitën tonë dinako-qesharake ,në çdo media dhe deklaratë të këtyre orëve ështe fshehur-retushuar- zhdukur prezenca e tregëtarit.

Dhe askush nuk merret me thelbin dhe çka realisht përfaqëson ajo foto. Stili që po ndjek opozita duke u marrë me pjatat, Nusretin dhe personazhet e tjerë të tavolinës duke e ruajtur si syte e ballit tregetarin verteton se ajo nesër këtë tregëtar do ta vendose ne krye te tavolinave te saj te pushtetit. Pamje si keto nuk japin humor, as zhargon rruge, duhet të japin një reflektim të thellë dhe shumë planësh për raportet që ka pushteti pa dallim ngjyre me tregëtarët. Dhe kjo kuptohet si nga fotot por edhe nga retushimet.

3 komente në “Thelbi që nuk thuhet!          ”

  1. Konjak says:

    E kuptova mir hallin tuaj z Gjikondi . Problemin e keni , te mbroni politiken qe ju intereson , duke fajsuar bizesmenin dhe opoziten . Persa kohe , ai eshte nje grup negociator per te njejtin problem me palen tjeter , cila eshte arsyeja qe s’duhet te uleshin dhe drekonin , ne te njejten tavoline , te gjithe se bashku ?. Njerez te zgjedhur , jane politikanet dhe qeveritaret , dhe pikerisht ata , duhen te ken kujdes per te mos njollosur figuren e tyre politike dhe qeveritare . Megjithate , besojse nuk eshte dreka , me mish , peshk e vere , problemi , por eshte etika e ketij grupi pune , ne kete moment problematik per banoret e shume zonave nga permbytia . Kurse pjatat e mbushura me mish e peshk te drekes , te pergojuara nga opozita , besojse simbolizojne — papergjegjshmerine e politikaneve dhe qeveritareve ne trapez– , ndaj momentit te permbyties , pra si nje mungese sjellie etike , ndaj te demtuarve . Sidoqoft , te dy palet e gjeten rastin per propagant , para zgjedhjeve .

    1. Likeri says:

      Qenkerke vertet “konjak”!Po sipas teje ata duhet te mbanin zi per permbytjet apo duhet tu thonin ^ritesave ne Dubai qe hajde hame ne kembe ndonje sufllaqe dhe mylleni me kaq!Ore idoter hiqni dore nga idotesite e Opozites sepse ajo kete shfrytezon!Asaj nuk i intereson as bizneseni sepse neser do ta perdori per vehte dhe nuk do beje keq ,por te godase si virus qe eshte trupa e mendje te varfera te pa imunitet shqipetaresh qe mendojne se eshte bere hataja !Ky eshte efekti i kesaj zhurme ku Pd se bashku me opoziten provon se sa idoter do te perkrahin idiotesine e tyre!
      Lere pastaj o “konjak” e ùme siguri je i bere tap te analizoje edhe kete thenien tende qe duhet te mendonin per permbytjet dhe mos te hanin buke,ku ia kalon çdo fantazie idotlleku!
      Po sistemin qe jemi sot ore “Konjak” e kemi zgjedhur para 30 vitesh me “rrevolucion demokratik” pavaresisht se ne fatkeqet zgjodhem jo nje “Konjak” ne krye por “uthullen” ,ndaj mos kerkoni sistem kapitalist me metoda socialiste se nuk gjen kerkund ne bote!Biznesmenet jane shtylla e nje ekonomie ne nje vend qe mbahet ne kembe e zhvillohet,ndryshe nje popull i pa lexuar e analfabet rrjedhoje e feudalizmit Berishjan padyshim qe eshte i destinuar te shikoje menute e drekes apo te darkave qe shtrohen per ndere te tyre nga investitore te huaj!Sipas teje or “Konjak” po te mos kishin hengur darke qeveritaret ne Dubai ,permbytjet do te ishin me te lehta e me me pak pasoja!Humor fshati ndaj dhe Luli kerkon te behet me çdo kusht kryeminister se ka akoma njerez qe e dine se 7×7 =42!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
      Kjo eshte fatkeqesi e jo darka apo dreka pune per te bere investime duke paguar jo ata qe kerkoje investime per vendin por ata qe do invetojne per vepra te medha !
      Luli dhe opozita jane te gezuar qe ka budallenj e idioter akoma qe u besojne genjeshtrave te tyre duke dhene shprese se injoranca mund te beje shumice ne kete vend!Fatkeqesi

  2. Besa says:

    E verteta e madhe dhe e trishte eshte se shqiptareve u hidhen ca brinje ngordhesire,kur Qeverise duhet t’u kerkohet ndeshkimi i vjedhjeve gjigande qe jane kryer ne vendin tone.Mosndeshkimi,eshte shtrati per te vazhduar ne traditen 30-vjecare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje