Ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet në të gjithë vendin, në dy hidrocentralet e mëdha mbi kaskadën e Drinit vazhdon prodhimi i energjisë elektrike pa ndërprerje. Korporata Energjetike Shqiptare, thekson se shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe Komanit, nuk ndikojnë në zonat e nën Shkodrës dhe se po monitorohet vazhdimisht niveli i prurjeve në kaskadën e lumit Drin.
Aktualisht në Fierzë niveli i ujit është 282.71 m, në Koman 172.82m dhe në Vaun e Dejës 75.02 m
Shkarkimet bëhen vetëm nga njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujërave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.
Përditësim i situatës nga KESH
Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.
Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht ( 9:00) paraqitet si më poshtë:
Fierza 282.71 m
Koman 172.82m
Vau i Dejës 75.02 m
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s.
Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujrave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.