Lisa Montgomery është bërë e para grua që dënohet me vdekje në SHBA pas 70 vitesh. Ajo ishte prej kohësh e burgosur për vrasje dhe sot është marrë vendimi përfundimtar për të.
Sipas mediat ndërkombëtare, Montgomery, është vrarë sot duke i injektuar në trup substancë vdekjeprurëse në një burg në Terre Haute, Indiana. Vendimi për dënimin e saj me vdekje është dhënë nga Gjykata e Lartë në SHBA.
Nga ana tjetër avokatët e saj kërkuan që mos të merrej ky vendim, pasi sipas tyre Lisa Montgomery kishte probleme mendore për shkak të abuzimit që i kishte ndodhur asaj kur ka qenë fëmijë.
Nga ana tjetër familja dhe miqtë e viktimës së saj thonë se vrasja e kryer nga Montgomery ishte aq e tmerrshme sa që ajo meritonte të vritej pa marrë parasysh shëndetin e saj mendor.
Në fund gjykata dha vendimin e saj dhe Montgomery është e para grua e dënuar me vdekje nga qeveria amerikane. Ekzekutimi i saj u shty dy herë, së pari nga COVID-19, pastaj nga një gjykatës i cili kërkoi që vendimin përfundimtar ta merrte Gjykata e Lartë.
Montgomery është dënuar me vdekje në vitin 2007 për grabitjen dhe mbytjen e Bobbie Jo Stinnet në vitin 2004, e cila në atë kohë ishte 8-muajshe shtatzënë. Më pas, Montgomery donte të grabiste edhe foshnjën, që fatmirësisht i mbijetoi sulmit dhe sot, është 16 vjeç dhe jeton me të atin.
Avokatët e 52-vjeçares thanë se abuzimi seksual që ajo ka pësuar në fëmijëri e çoi në “dëmtim të trurit dhe sëmundje të rëndë mendore”.
Sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA, gruaja e fundit e ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Heady më 18 dhjetor 1953, e cila u dënua po ashtu për rrëmbim dhe vrasje.
Kjo nuk eshte e vertete .. Ne Amerike , ne 1998 eshte denuar me vdekje , Arlind Shepal si vrasese seriale , e cila kishte vrare 13 burra .. Ajo u ekzekutua mbas 9 vjetsesh beteje me drejtesine per ti shpetuar ekzekutimit .. qe ju be dhejtor 2007 ..Vec saj ne 2002 u denuanedhe dz gra te tjera me vdekje , si dhe ne 2007 u debua nje transseksuale , po keshtu si vrasese seriale .. Pra nuk eshte e vertete se kjo eshte gruaja e pare mbas 70 vjetes !
Artikulli nuk eshte i sakte. Eshte gruaja e pare pas 70 vitesh qe denohet me vdekje nga qeveria federale dhe jo nga shtetet qe formojne SHBA.