FOTOT: Kjo është bukuroshja që po e çon në altar “beqarin e përjetshëm” Leonardo DiCaprio

14 Janar 2021, 17:47Lifestyle TEMA
FOTOT: Kjo është bukuroshja që po e çon në altar

Leonardo DiCaprio mund të jetë në prag të martesës me të dashurën e tij, modelen Camila Morrone.

Nëse lajmi i revistës “Cosmopolitan”do të rezultojë i vërtetë, ai do të shkaktoje një tërmet në Holliwood, ku aktori i famshëm konsiderohet si “beqari i përjetshëm”.

Në fakt, DiCaprio ka pasur shumë lidhje që dukeshin sikur do të përfundonin në altar, për t’u mbyllur pastaj me ndarje të rrufeshme, siç ishin ato me Gisele Bündchen e Bar Refaeli.

Por burime pranë çiftit thonë se këtë radhë është ndryshe, dhe se ylli i Holliwood mendon se tek e dashura e tij 23-vjeçare me origjinë argjentinase, ka gjetur gjithçka kërkonte te një femër.

Të dy ata frekuentohen prej më shumë se tre vjetësh tashmë dhe thuhet se janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. Duket se bukuroshja brune e ka ulur më në fund DiCaprio-n me këmbë në tokë, por ne megjithatë duhet të presim që ta shohim këtë martesë të bëhet realitet!

4 komente në “FOTOT: Kjo është bukuroshja që po e çon në altar “beqarin e përjetshëm” Leonardo DiCaprio”

  1. Kim été says:

    Po të ishte aktor dhe në filmat X, do kishte miliona shikime.

  2. Suksese te metejshme says:

    Ehhh mor bir… Te lumte pushka!

  3. Shume bukur .
    Vendimi i duhur Leo.
    Eshte tashme ne nji moshe ,qe duhet te lidhet mbas krevati .
    Qe te flej e zgjohet me te njejten .
    Ska kuptim jeta nqs nuk krijon nji lidhje te fort ne jete .
    Gjithcka kalon te duket e pakuptimte .Pra Leo duket te ket kapur Momentin ,
    Eshte koha per te ndjere vertet , te Verteten
    Edhe e dashura qeka mjaft e embel e mire .
    Boll beri casanove-n Leo .

  4. gimi says:

    I paska shkuar mirë mulla Leos….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje