FOTOT: Shiu i lë vendin borës, zbardhen Korça dhe Qafa e Llogorasë

14 Janar 2021, 09:14Sociale TEMA
FOTOT: Shiu i lë vendin borës, zbardhen Korça dhe Qafa e

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në disa zona të Shqipërisë tashmë ja kanë lënë vendin temperaturave të ulëta dhe borës.

Raportohet se në zonat malore kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë vit si në Bulqizë, Kukës, Korçë e Qafën e Llogorasë.

Në qarkun e Korçës reshjet e dëborës nisën që mbrëmjen e djeshme me intensitet të dobët, për t’u shtuar më pas gjatë natës.

Për herë të parë këtë dimër qytete si Korça, Erseka dhe Pogradeci ja zbardhur nga dëbora. Deri në këto momente nuk raportohen problematika në qarkullimin e automjeteve në akset nacionale dhe as në qafat problematike si Qafë Thana, Qarri, Gorica apo rruga e Dardhës dhe Voskopojës ku reshjet kanë qenë më të dendura për shkak të lartësisë.

Problematika janë shënuar në disa fshatra të thellë të Korçës ku ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Edhe fundjava parashikohet të jetë e përfshirë nga reshjet e dëborës.

Me intensitet të lartë kanë qenë dhe reshjet e borës në Qafën e Llogorasë në Vlorës. Policia iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes pasi rruga mund të jetë e rrëshqitshme.

Dy borëpastruese përgjatë natës kanë hedhur kripë dhe skorje për ta bërë të kalueshëm aksin malor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje