Nga erdhi vaksina? Rama: Ja kur do ta them, isha ‘lypësi’ më i dalluar

14 Janar 2021, 21:26Sociale TEMA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth vaksinimit të tij me vaksinën Pfizer.

Sipas tij vaksinimi është i rëndësishëm për shkak se secili që e bën vaksinën nuk është më hallkë shpërndarje infeksioni.

Ndërkohë për sa  i përket vaksinave të para të mbërritura në Shqipëri Rama ka ritheksuar se nuk do ta thotë emrin e shtetit dhurues. Ai ka shtuar se këtë do ta bëjë në një moment të dytë, por në këtë kohë do të ruaj konfidencialitetin.

Rama: Nuk e di cdo me thënë doraai se nuk e di të ketë një dorë kaq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur si kanë vajtur kudo me mjetin e transportit. Me të gjitha kushtet e transportit. Kanë qenë të shoqëruar me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi tjetër speciale e jona.

Kanë ardhur si në të gjithë botën. Na e ka kërkuar shteti dhurues që të mos e nxjerrim emrin. Ka qenë një dhuratë për Shqipërinë. Unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar. Më këto kushte konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të themi.

5 komente në “Nga erdhi vaksina? Rama: Ja kur do ta them, isha ‘lypësi’ më i dalluar”

  1. Jimi says:

    Hic mos u’a thuaj ketyre “femijeve kurreshtare”te cilet nuk kane hallin e miletit, por jane ne ethe per te zgjidhur fjalekryqet!

  2. Po Amerika eshte o ju mbyllte .
    Kishte fatin se i pelqyen Permasat ?
    Hallall Komandante

  3. Kim été says:

    Vaksinat qëndrojn në frigorifer, dhe njerzit vdesin nga covid-19.

  4. Golemi i Kavajes says:

    Te kesh qytetare shqiptare milionere dhe kryeministri I vendit te jete lypes per popullin e tij, sikur nuk shkon.

  5. pjatalaresi says:

    Duket qe eshte leader naiv, nuk i thuhet shqipetareve se nuk e tregoj vendin qe na i dhuroji.
    Shqipetaret nuk do t’i zere gjumi deri sa ta gjejne nga goja e vet Edit. Ha..Ha..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje