Studimi i ri: Kush kalon Covid ka 90% shanse të mos infektohet më, por mund të infektojë të tjerët!

14 Janar 2021, 21:25Sociale TEMA

Një studim i ri nga ekspertët britanikë thotë se personat që kanë mposhtur koronavirusin kanë të njëjtin nivel mbrojtje me pacientët e vaksinuar.

Instituti I Shëndetit publik në Angli, zbuloi se mundësia për të mos u infektuar sërish është 90%.

Në studimin më të madh të këtij lloji, i cili përfshin 21 mijë punonjës të Shëndetit Publik të Anglisë, ekspertët zbuluan se pjesa më e madhe e pacientëve kanë imunitet për të paktën 6 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen.

Pavarësisht se është i vogël rreziku për të përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore, është e lartë mundësia e transmetimit të koronavirusit.

“Infektimi i parë duket aq i mirë sa vaksina, të paktën për një periudhë 6 mujore. Kjo ndihmon në imunitetin e popullatës dhe uljen e transmetimit të sëmundjes.

Ndonëse duket lajm i mirë sepse mbron njerëzit nga infektimet e tjera, nuk është mbrojtje e plotë 100%.

Po, ekziston një përgjigje imune ndaj koronavirusit për të paktën 6 muaj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik për infeksionin pasi njerëzit mund të vijojnë ta transmetojmë.

Ne duam të theksojmë që askush nuk duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës dhe të vijojë të mbrohet, sidomos personat që përfshihen në kategoritë më të rrezikuara”, tha udhëheqësja e studimit, Susan Hopkins.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje