Përmbytja në Shkodër dhe hipokrizia e opozitës

14 Janar 2021, 11:11Blog TEMA

Nga Pajtim Bello*

Java e dytë e Janarit 2021 solli reshje të niveleve të larta dhe krijoi një situatë përmbytjesh në disa zona të vendit, veçanërisht në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Institucionet shtetërore vunë në dispozicion gjithë kapacitetet e tyre për të përballuar situatën e krijuar duke iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi.

Është vështirë të jetosh gjendjen që provojnë familjet në zonat e përmbytura. Duhet të jesh shumë njerëzor dhe i drejtë kur flet mbi këtë situatë pa lëre më për gjendjen e familjeve të përmbytura. Asnjë hall tjetër nuk mund të të shtyjë që të luash me dhimbjen që përjetohet në zonat e përmbytura.

Opozita e gjendur në bunkerin e pusisë ndaj hasmit të vet, qeverisë dhe personalisht Edi Ramës, mezi priste një ngjarje në këtë fillim viti dhe duket se përmbytja ia behu si me porosi. Pa dashur të dijë çfarë ka ndodhur, çfarë po bëjnë qeveria dhe institucionet lokale opozita ndezi motorët, mprehu shpatën dhe zbarkoi në fushë betejë.

Sipas zakonit të vet, shprehu “dhimbjen” për atë që i ka gjetur banorët në zonën e përmbytur dhe iu lëshua pa frena qeverisë, e cila na i paskësh braktisur banorët në këtë fatkeqësi. Opozita gjeti se fajtore për këtë përmbytje është qeveria dhe institucionet e saj dhe premtoi që kur ajo të vijë në pushtet nuk do të ketë ngjarje të tilla.

Duket se nga memoria e opozitës janë fshirë imazhet e përmbytjeve 2010-2011-2012, ose nuk e ka regjistruar fare përmbytjen e përmasave biblike veçanërisht ne Qarkun e Shkodrës, kur ajo ishte në qeverisje. Opozita mund ta ketë memorien e dobët, por populli jo.

Do flas vetëm për Qarkun e Shkodrës çfarë ndodhi atje gjatë vitit 2010; të freskojmë kujtesën për të gjithë, jo vetëm për opozitën. Në përmbytjen e parë të 2 janarit 2010 si rezultat i reshjeve të dendura dhe hapjes së portave të shkarkimit nga hidrocentralet kaskadës së Drinit u përmbytën sipërfaqe të mëdha toke në 8 komuna të Nënshkodrës dhe tri lagje të qytetit të Shkodrës.

Përmbytja solli një situatë tepër të rëndë: 13 mijë ha tokë e përmbytur, rreth 4500 shtëpi të përmbytura dhe 8780 banorë të shpërngulur na zona e përmbytur; pa folur këtu për dëmtimet në gjënë e gjallë, biznese etj. komisionet e verifikimit të dëmeve deklaruan një vlerë në shumën diçka mbi 8 milionë dollarë, një vlerë kjo shumë e diskutueshme nga të dëmtuarit! Kjo përmbytje hapi siparin e përmbytjeve në këtë zonë sepse gjatë vitit 2010 ndodhën 5(pesë) të tilla.

Gjatë tre përmbytjeve të para (janar, shkurt, mars-prill) për gati 6 muaj zona e Nënshkodrës mbeti nën pushtetin e ujit deri sa pllakosi përmbytja e pestë që nisi në 30 Nëntor 2010 dhe solli fatkeqësi të përmasave biblike. Përmbytje gllabëroi 12 komuna dhe 7 lagje të qytetit të Shkodrës.

Në një gjendje si pas lufte shifrat e humbën kuptimin; gjithsesi dëmi i vlerësuar ishte rreth 30 milionë dollarë. Viti 2010 do të mbahet mend si vit ku në Shkodër “lulëzoi” transporti me varka e motobarka si vetmi transport për banorët, forcat e emergjencës dhe qeveritarët përfshi edhe vetë kryeministrin e kohës z. Sali Berisha, i cili ende thoshte se qytetarët janë të lumtur nën qeverisjen e tij.

Nuk ka përshkrim më të saktë e sarkastik se deklarata e ish-Kryetares së Parlamentit znj. Jozefina Topalli që Shkodra u bë si Venecia, që besoj se shkodranët nuk do ta kenë harruar! Edhe fillim viti 2021, si shumë herë të tjera, e nisi me përmbytje në tërë Shqipërinë, por veçanërisht në Qarkun e Shkodrës.

Referuar situatës hidrometeorologjike dhe të dhënave hidrometrike në Kaskadën e Drinit reshjet sollën sasi uji dy herë më të madhe se sa dhjetori i viti 2010, kurse përmasat e përmbytjes ishin pa krahasimisht më të vogla. Kujtojmë se këtë herë u evakuuan vetëm 46 familje!

Gjithsesi situata ishte problematike dhe strukturat qeverisëse u gjendën në zonë e pranë banorëve. Për punën rehabilituese të veprave hidroteknike në këtë zonë, të kryer nën qeverisjen e saj, u përpoq të bënte një kolaudim të veprave dhe verifikim të efekteve të investimeve që nuk janë të fundit.

Nuk dëgjuam ndonjë qeveritar të thoshte se banorët janë të lumtur apo që Shkodra u bë sërish Venecia. Vetëm shqetësim dhe ballafaqim duke takuar e dëgjuar banorët. E bëra këtë tablo ballafaquese të kufizuar që të kuptojmë se sa katile qenka politika e opozitës.

Guxon të kthehet “triumfatore” në sheshin e krimit, nga ku para 10 viteve iku me bisht në shalë (as banorët nuk i dëmshpërbleu, të cilët ndoshta ende kanë këste pa marrë). Është hipokrizi vrastare e pashoqe, kjo e opozitës sonë. E thënë në gjuhën popullore: “Halli juaj nuk është halli im. Halli im është halli juaj”.

Si mundet që opozita, në ditën e kiametit, shkon në zonat e përmbytura dhe kërkon që nga fatkeqësia të vjelë vota?! Përse nuk kërkon ndjesë për çfarë ajo iu ka shkaktuar këtyre banorëve 5(herë) rresht vetëm në vitin 2010 dhe nuk iku nga pushteti pa i dëmshpërblyer; përkundër një premtimi se do t’iu paguante edhe lekun e fundit!

Fitili i memories së opozitës mund të jetë i shkurtër, por i popullit jo. Në tablonë ballafaquese kujtojmë se përpara datës 2 Nëntor 2010 strukturat e KESH sh.a kishin kërkuar të bënin shkarkime, por nga lart nuk ishin lejuar!

Kjo bëri që shkarkimet të rriteshin për një kohë të shkurtër dhe përmbytja të bëhej me përmasa biblike siç edhe ndodhi. Për këtë u fol mbi e nën tavolina, por vetëm kaq! Qeveria e vitit 2010 kishte ndikuar për keq sepse nuk menaxhoi situatën hidrike për periudhën koherente të vitit dhe nuk kishte bërë asnjë investim për të rehabilituar veprat hidroteknike të zonës.

Ajo qeveri sot vjen si opozitë dhe kërkon të bëjë prokurorin, një zakon i vjetër i saj. Thonë se miu një herë mund të kalojë nën hundë/mustaqe dhe këtë shans kjo opozitë, si për çudi, e ka konsumuar më shumë se një herë. Pra duket se kërkon të luajë me qarin.

Por duket se këtë herë e ka radhën për të funksionuar çarku! Sikur opozita të provonte rrugë tjetër, të vlerësojë me seriozitet atë çfarë po ndodh, të reflektojë dhe këtë reflektim ta bëjë para banorëve në zonat e përmbytura. Nëse iu premton se ndodhitë do t’i marrë gjithnjë seriozisht shanset do t’i ketë më të mëdha për të zgjidhur hallin e saj. Kjo kërkon të ndryshojë vetveten, është e vështirë por mund të bëhet. Ta provojë mbase ia del.

*Ish zv.ministër i Energjetikës

9 komente në “Përmbytja në Shkodër dhe hipokrizia e opozitës”

  1. gjergji says:

    Se paku shkodranet e vjeter(qytetaret) e qe jane te moshes mbi 70 vjec e mbajne mend mire se Shkodra permbytej rregullisht 2 apo 3 here ne vit nga lumi Kir(uji arrinte deri ne piace) e patjeter nga fruerja e liqenit uji i bunes ne pamundesi per tu derdhur ne dete kthehet ne liqen e uji arrinte deri ne Parruce.Ndryshimi ishte se uji nga permbytjet e lumit Kir largohej shpejt,ndersa uji nga permbytjet e liqenit duheshin 2-3 dite sa te largohet uji.Me ndertimin e kaskatave te lumit Drin gjendja eshte permiresu dukeshem me perjashtim te rasteve me reshje te medha e shkarkimin e ujit nga rezervuaret e kaskades se Drinit.Natyrisht per zvoglimin e permbytjeve kan ndihmu patjeter edhe pastrimet e kanaleve shkarkus e thellimi i tyre,gadishmeria e hidrovareve etjera e tjera pa fund.Asnjehere nuk mund te mendohet se Shkodra e vecanti nenshkodra te mos kete permbytje.por e nevojshme qe demet nga permbytjet te jene sa ma te vogla.Dihen tashma se injorantet e militantet e PD flasin rrena e budallalleqe ,mashtrime e manipulime qe nje njeri normal jo vetem si beson,por arrin ne konkluzion se kto shpifsa vetem nuk jane normal nuk jane.A ka shqiptar ne bote e vecanarisht shkodran ti besoj fjaleve te PD qe per 30 vite e drejtoj Shkodren e sot ajo ndodhet ne gjendjen me te keqe e ekzistences saj si qytet.Thjesht asht ne komo e perdor ate qytet e qytetaret e saj per qellimet e saja te pista e te rrezikeshme .Pa largimin e bandes se vagabondave politik te PD ne Shkoder e largimin perfundimtar te saj nga Shkodra ai qytet nuk mund te eci si qytetet e tjera shqiptare para.

    1. shko more gjergj milito diku tjeter, se nji mut jane te dyja. mos na beh propogande te relindjes ketu se i vjen era mut atyre edhe ty per ate qe thu. ps e jote per 8 vjet ca bani ? asgja. jo vetem qe nuk bani gja po e bani edhe ma keq. rilindja jote shkaterroj shkodren o karajfil qe te vjen era mut.

      1. gjergji says:

        Shkodran apo jo shkodran realist:E njeh shkodren apo je nga ato qe kan mbush shkodren,mos je nga ato shkodragjin qe ju solli Sala ne Shkoder e qe jo vetem nuk late gja pa vjedh e grabite,Shkodra gjithemon asht permbyte historikisht,por ket here uji i permbytjes nuk erdhi ne Parruce megjithese sasia e reshjeve te shiut ishin shumu te medha bile me te medhaja se 30 viteve te fundit e damet ishin minimale.Pse ,sepse u punu ne ket drejtim,nuk u vodh gje si zakonisht ne Shkoder sepse ky eshte metoda e punes e PD ne Shkoder.
        Tashti mor hajvan po te sqaroj:Ishte faji i familjes time qe punesoj ne fabriken qe u ndertu qe 1924 punetor shkodragjin te cilet pas vendosjes se komunizmit i burgosen e i vrane neper burgje punedhenesit e dikurshem e qe i sherbyen VERUKUT e ma vone SALUKUT qe i uli ne sheher e i la te grabisin gjithecka.
        Tash per sqarimin tand:Cfar bani PD per 30 vite?Vetem pedonalen (vetem meremetim siperfaqeve te dukeshme te ndertesave gjate pedonales.po mbrapa ketyre ndertesave si asht gjendja?)Po rruga e Velipojes? PD e ndertoj 3 here ne 20 vite e vetmja rruge ne bote qe u ndertu e rindertu 3 here ne 20 vjet.Shyqyr zotin qe Ramushi (qe nuk drejton Shkodren sepse Shkodren e drejton PD) rikonstuktoj stadiumin rrugen e Shirokes e po vazhdon deri ne Zogej.E gjitha kjo kur bashkia drejtohet nga PD.
        Si ish qytetar i Shkodres akuzoj drejt per se drejti PD e bashkin e Shkodres per mos lejimin e ceremonis bile esdhe mos lejimin e afrimit tek teatri “Migjeni” te arkivolit te aktorit te madhe te humorit shqiptar te gjitha kohnave T.Banushi ne ceremonin e varrosjes.U rritem me Tanon,qeshem me te e ne cdo kohe na jepte kanaqesi e shprese.Si asht e mundun qe nje grup vagabondash te ardhun ne Shkoder e te lidhur ngushte me PD e me bashkin e Shkodres nuk lejuan nje ceremoni te varrimit te ketij aktori te madh te Shkodres e te kombit shqiptar.Tani nje pyetje:o i lindun ne mes te mutit e qe te vjen era m.t edhe mbasi zbrite ne Shkoder e jeton aty PD te parfumosi ty o shkodragjin nuk jan te verteta ato qe shkruajta?

  2. Mikeli Serreq says:

    Tesh po i shihni votat me dylbi PS-ja dhe me Syzet e Bethqimit thuthuq sherdhat PDja

  3. Mali says:

    Militatntet e cdo partie mw shume aojne nga shpiri militant se sa nga sensi i analizes te nje fenomeni. Kjo ndodh edhe me permbytjet, siç thuhet ne analizen e autorit, duket qarte se 2010 me 5 pembytje, dy prej te cilave shume te renda, nuk la kohe qe te terej toka ne qarkun e shkodres. Realitetet flasin vete dhe mbahen mend sepse jane te aferta. Nuk eshte fjala se kujt i jepet vota, por tek morali i atyre qe kerkojne voten diten e kiametit, kur vete te kane permbytur!.. PD dhe LSI ne bashkqeverisje 2010-2013 nuk mund te shkojne ne zonat e permbytjes.. , pa lere me tiu kerkojne edhe votat atyre banoreve. te kerkojne falje po. Ky eshte edhe morali i analizes se shkrimit. Mali

  4. AK says:

    Miku dhe kolegu im Pajtim ka harruar qe te permende edhe nje detaj shume te rendesishem.
    Projekti i HEC-it te Bushatit, u sabotua teresisht ng kjo opozite e sotme duke krijuar insinuata nga me te padegjuarat ne lidhje me gjoja efektin ekologjik te ndertimit te ketij HEC-i.
    Ndertimi i HEC-it te Bushatit do ndikonte ndjeshem ne eleminimin e permbytjeve ne Shkoder e Lezhe, pasi do ulte me 1 meter nivelin normal te ujrave ne Liqenin e Shkodres. Do sistemonte perfundimisht ujrat qe shkarkohen prej HEC-it te Vaut te Dejes, pasi vepra e marrjes se Bushatit do ishte nje kanal. Me kete rast do perfitoheshin edhe disas qindra hektare toke qe sot okupohen nga ujrat qe derdhen nga Vau i Dejes.
    Ne ate kohe, opozita e sotme organizoi “protesta” qe udhehiqeshin nga Nastradini shqiptar, zoti Sazan Guri, qe ne ate kohe prezantohej si ekologjist.
    Nje tjeter problem ne permbytjet qe kane qene te pervitshme ne keto zona, por qe jane agravuar nga papergjegjshmeria e njerezve qe kane ndertuar shtepite ne zonat ku nuk lejohen ndertimet, pasi jane nen rrezen e shkarkimeve te HEC-it te Vaut te Dejes. Jane pikerisht keta persona qe duke shkaterruar argjinaturat mbrojtese te ndertuara qe ne kohen e Enverit, per te perdorur materialin e tyre ne ndertimin e shtepive qe sot gjenden nen uje. Po keshtu eshte kjo opozite, kur ishte ne pushtet, qe lejoi keta individe te ndertonin keto shtepi pa leje ne zonat e rrezikuara nga permbytjet.

  5. Mali says:

    AK, Juve shtroni nje detaj shume te rendesishem. Mbase mund te trajtohej ne kete shkrim!…Hec Bushat po te ishte bere me derdhje ne Daragjat siç e kishte parashikuar Studimi baze i Kaskades se Lumit Drin, me siguri qe ne kanalin e tij derivues do te hiqte sasi uji deri 1200m kub/sek. Qeveria Berisha e nxorri nga skema projektin fillestar dhe futi projektin korruptiv te Hec Ashta1 dhe Ashta 2 me fuqi dy here me te vogel se ish Hec Bushat. I siguroi formule korruptive te posaçme per rritje te cmimit te energjise elektrike per cdo vit!.. dhe duke mos pemiresuar fare shkarkimin e ujrave!.. Cmimin e paguajme ne dhe do ta paguajme vit per vit. Katastrove korruptive e Qeverise se PD, keta qe duan te vijne ne pushtet. Do zoti e ndoshta SPAK do ta hetoje ate praktike!..

  6. shkodrani i vjeter realist says:

    Shkodranit realist i sugjeroj qe mutin ta haje vete sepse PS-ne nuk e ka provuar nbdonjehere ne Shkoder por vec Pd -ne e Zef GJonave e Tat Liceve. Bandat me te ndyra e sundojne Shkodren tash 30 vjet ne saje te budallejve qe dominojne qytertin tim te dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje