Krejt e drejt: Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit

21 Janar 2021, 10:31Blog TEMA

Nga Shkelzen Maliqi

Edhe kur kanë qenë pjesë, njëra nga partitë jo mazhoritare të spektrit ose të tepsisë elektorale, LVV ka pretenduar se ajo përfaqëson drejt e krejt interesat e popullit, kjo sipas ljogikës avangardiste bolsheviko leniniste.

Tani që kanë avancuar më votën dhe me V. O. pretendojnë se janë bërë mazhorancë ende pa u mbajt zgjedhjet, diskursi drejt e krejt ka gjasa të bëhet mjet propagandues totalitar që synon heshtjen e çdo opozitë, po tash jo sipas modelit leninist, ai është bërë demode sepse populli i Kosovës nuk ka treguar zell revolucionar, por paraqitet si amalgam a çorbë e ngjashme me “ideologjitë” e praktikat e sundimeve të shtetit me tipare erdoganiste (Drejt si referencë për Parti e drejtësisë)  dhe putiniste  (Krejt si pushtim totalitar dhe ngulfatje e çdo opozitë), kuptohet tani për tani në fillesat e zhvillimit…

Tepsia e elektoratit ende nuk është pushtuar, ka votues që ende e prishin lojën që nuk janë më “Krejt popullin”.

Këtij pretendimi se pjesa e tepsisë është Krejt Tepsia nuk i kanë shpetuar as LDK ja e viteve 90, e as partitë tjera kur veten e paraqitnin si zërin autentik të popullit, e të tjerët si forca antipopullore e tradhtar…

Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit…

2 komente në “Krejt e drejt: Mirë se vini në tepsitë dhe tespitë idelogjike të Absurdistanit”

  1. Baliu says:

    Gazetari i huaj: A eshte korrupcioni kulture e shqiptarve? Zoti Kurti: JO, po te ishte ashtu nuk do te fitonim ne. Natyrisht qe ne popull ka edhe Banda te Zanzibarit, por ato nuk jan kulture shqiptare, dhe nuk jan shumice. Instanca me e larte e UDB-ashave shqipfoles me vendbanim ne Beograd, tash e ka fituar tenderin per te na treguar “te verteten per Kosoven” ne stilin e Sllobes, edhe kur Sllobes ju ka harru emri. Kurse xhaxhit Hoxhaj ju ka besuar detyra per ta menaxhuar “Levizjen PyDyKu-ce te Pertrirjes”, apo thjesht shuarjen e saje. Easy come, easy go.

  2. Ray says:

    E rendesishme eshte qe Albini dhe ekipi i tij, nuk jane te korruptuar,
    si ky qe kemi ne Shqiperi, qe po ju vjedh edhe breket shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje