MFE: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor 2021

22 Janar 2021, 11:20Ekonomia TEMA

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, ka miratuar shtyrjen e afatit për aplikime në kuadër të skemës së garancisë shtetërore që synon rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, garanci kjo e miratuar me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 387, datë 13.05.2020 “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga covid-19, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”.

MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), e cila ka vlerësuar të nevojshme një shtyrje tjetër të afatit për aplikim sipas kësaj skeme kredidhënie të mbështetur me garanci shtetërore, në kushtet ku ka akoma subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo skemë, ky afat shtyhet deri më datë 30 qershor 2021.

Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19.

Sipas SHSHB-së, deri në fund te muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë.

Në kushtet ku garancia sovrane mbulon 60% të vlerës së kredive, rezulton që deri në fund të vitit 2020, garancia shtetërore, e miratuar me një vlerë totale prej 15 miliardë Lekë, të jetë përdorur në vlerën prej më tepër se 5 miliardë Lekë (mbi 30%).

Theksojmë se, bankat kanë aplikime që janë akoma në proces vlerësimi, të cilat në mënyrë të vazhdueshme e rrisin këtë vlerë të përdorimit të mbështetjes me garanci shtetërore.

1 komente në “MFE: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor 2021”

  1. Harrojeni garancine se ne vite me vone do jete problem says:

    Garanci sovrane per ke znj.ministre, per ato qe do bejne ndertim me para qe sdihet nga vijne, te merrni ju gjoja taksa, a e kuptoni biznesi ne shqiperi eshte fundos, borxhi nga taksat apo investimet qe jepni ju eshte teper i larte , e masakruat biznesin e qytetaret, te paguajne e punojne me sakrifice, shkurtojne shpenzimet e nevojshme per cfare per te krijuar biznese nga firma pseudo te marrin investimet e shtetit, ulni taksat kudo si i vogel e i madh ne vecanti bashkite (kjo admini. lokale me super hajdute se ekzekutivi) Me keq do ta keni, vendet qe kane jetese me te mire po shkaterrohen ne ekonomi nga pandemia, jo shteti juaj eshte pikiato ne borxh publik, fiskalizim nuk te rregullon evazionin, kur spaguajne tani, cpret takse e per fiskalizim, kur shitjen jane te uleta nga viti ne vit smbyllin dot detyrimet tani, prit se skeni pare gje akoma. Lerini investimet e kota, rregulloni ekonomine ti jepni fryme biznesit e qytetareve ne jetese. Populli askend sdo votoje se te gjithe popullin e kane genjyer per 30 vite demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje