Bashkë me Ramën ishte ndër të parët që mori vaksinën, Pipero infektohet me Covid-19

27 Janar 2021, 10:54Sociale TEMA

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.

1 komente në “Bashkë me Ramën ishte ndër të parët që mori vaksinën, Pipero infektohet me Covid-19”

  1. Celo Mezani says:

    Me nje doze vaksine shancet e infektimit jane 50%, me 2 doza 85%-95% ne varesi te kushteve mjeksore te pacientit.
    Nuk ka vaksine qe te jep 100% garanci qe nuk infektohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje