"Ekonomia në fokus të mandatit në 4-vjeçarin e ardhshëm", Peleshi: Korça shembulli se kur ka bashkëpunim e jo stërkëmbësha si më parë, çdo gjë ecën përpara

30 Janar 2021, 10:19Sociale TEMA

“Korça është bërë sot edhe një gjenerator optimizmi edhe për qytetet e tjera që e frekuentojnë Korçën dhe shohin se si kur ka një harmonizim të vizioneve lokale dhe qendrore, kur ka një bashkim energjish, fondesh dhe forcash dhe jo stërkëmbëshash siç i kemi përjetuar në të kaluarën gjithçka është e mundur”, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë, në prani edhe të kryeministrit Rama, ministri Peleshi, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut tha se sfidat për këtë qytet janë më të mëdha se sa arritjet.

Ai vlerësoi faktin se shumë investime janë bërë veçanërisht në turizëm, por shtoi se “sot jemi në një pikë që na frymëzon për të kërkuar më shumë. E gjithë puna e bërë tregon se kur ka bashkim forcash, energjish dhe jo stërkëmbësha si më parë, çdo gjë ecën”.

Ai tha se 4-vjeçari i ardhshëm i mandatit të socialistëve do të fokusohet te ekonomia për Korçën.

Peleshi tha se “sfidat gjithmonë janë më të mëdha se sa arritjet. Ne këtu në Korçë flasim me krenari dhe me lokalizëm por kjo është e shëndetshme. Është një rrugë që po e bëjmë së bashku edhe me qeverinë qendrore edhe me qytetarët, bashkinë padyshim. Është një rrugë që po të kthehemi disa vite pas shumë kush mendonte se nuk do të bëhej dot realitet. Ato ëndrra vizioni dëshira që ne ndanim me njëri-tjetrin këtu në Korçë dukej sikur nuk do të ndodhnin, por sot kemi arritur në një pikë që na frymëzon për të pretenduar edhe më shumë”.

Ai tha se “sot që flasim nuk e  krahasojmë me Korçën me Korçën e para disa viteve kemi një sektor që është sektori i turizmit që po gëlon. Kemi çdo ditë hotele dhe bujtina të reja që happen në rrethinat e Korçës dhe në qytet aq më tepër por shohim përpara”.

“Është njerëzore që të pretendojmë gjithnjë e më tepër dhe projekti që na bashkon sot këtu, që është “Projekti i Korçës” nuk ka përfunduar, është mbase do të thoja në mesin e rrugës dhe kjo gjysma e dytë e rrugës është një rrugë edhe më e vështirë. Kemi arritur të modernizojmë infrastrukturën. Të ndërtojmë parqe, sheshe infrastrukturë artistik, kulturore sportive, infrastrukturë biznesi. Kemi arritur të kemi disa sektorë që ecin shumë mirë dhe konkurrojnë kemi arritur të kemi edhe biznese që dalin përtej Korçës dhe përtej Shqipërisë me produktet e tyre, por jemi ende larg destinacionit që është një qytet që ofron mundësi punësimi për të gjithë”, deklaroi deputetit i Korçës.

Duke vënë në dukje se Korça është qytete që vetëm rritet dhe askush nuk largohet, ministri Peleshi tha se “edhe në këtë 4 vjeçar që vjen ne do të fokusohemi të gjithë te ekonomia me mbështetjen e qeverisë qendrore padyshim do të jetë fokusi te linja dhe avancimi i projekteve në sektorë të rinj “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje