Rama: Vaksinat vijnë sot në darkë, do të jenë më pak nga sa ishin parashikuar

1 Shkurt 2021, 10:21Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një prononcimi për mediat se vaksinat antiCovid nga Pfizer do të vijnë mbrëmjen e sotme. Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë se qeveria është pranë marrëveshjes përfundimtare edhe me AstraZeneca.

Po ashtu po bisedohet me tre shtete që të sigurohen doza të tjera vaksina. Sipas Ramës, deri në këto momente është i realizueshëm skenari që vaksinimi i popullsisë të realizohet brenda 14 muajsh.

“Nuk jemi as në dorë të mekanizmit të Covax që edhe aty problemi është i jashtëzakonshëm pjesë e kësaj katrahure. Kanë filluar kërcënime për hedhje nëpër gjyqe, penalitete për kompanitë nga ana e BE-së ndërkohë që ne kemi vetëm një spostim në kohë pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të Janarit dhe sipas konfirmimit të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë që jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me AstraZeneca dhe po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende. Janë tre shtete me të cilat vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë kështu që për momentin mund të them që skenari i parë për vaksinimin brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se do të vijnë më pak doza seç ishin parashikuar, por e rëndësishme sipas tij është fakti që do të vazhdojnë vaksinimi. Injeksioni do t’u jepet fillimisht atyre që janë në frontin e parë të luftës me Covid, ndërsa më pas do të vijohet edhe me të moshuarit.

Do vazhdojmë me mjekët dhe infermierët sepse janë ata që kanë radhën të parët dhe paralelisht do të vijojmë me të moshuarit. Nuk e kam në moment sa do të jenë dozat që do të vijnë sot, por e rëndësishme është që do të vijojmë të vaksinojmë të tjerë dhe besoj që muaji Shkurt do të jetë një muaj me qartësi për gjithë procesin. Sot do të vijnë doza më pak se ato që ishin angazhuar për partinë e parë, por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë sepse këtë e kishim të garantuar dhe do të vazhdojmë me të tjerët”, tha Rama.

11 komente në “Rama: Vaksinat vijnë sot në darkë, do të jenë më pak nga sa ishin parashikuar”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Ti je legen dhe e ha turpin me buke.
    Si nuk e di sa vaksina do vijne sot kur ato jane imbarkuar dhe kane sjelle dokumentacioni perkates?
    Pra si e di qe jane me pak se ishte premtimi , por nuk e di sa jane tamam?
    Thuaje troc, idiot !
    Do vijne 4000 cope se kaq na kane dhene dhe mos bej si i zgjuar.

  2. Kalec Dega says:

    Mashtrues!
    :thote qe do vazhdoje vaksinimi i dyte ne nje kohe qe vaksinimi me dozen e pare nuk ka filluar dhe vetem nje dore doktoresh apo spitale kane marre dozen e pare.
    =

    Pse nuk tregon sa ka porositur apo ti kene premtuar dhe me kryesore kur? Shqiperia e ka rradhen ne vitin 2022 per vaksinim sipas rradhes per vendet e humbura te botes.Inshallah, Soros e shpeton me shpejt mashtruesin e shekullit.

  3. Zana 01 says:

    I doli puna Medies për sot. Gati makinat, gazetarët, kameramanët… për ta ndjekur Vaksinën.

  4. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Babe sulltani,ka rrit,perseri marshallah shume cmimet per turqit e vet.
    Ke ndonje shpjegim,kryeveziri yne, sado te shume vonuar,perse Babe sulltani tend, vazhdon te dergoja ´´dhurata´´shume te kushtueshme vilajetit europian.kur turqit vet jane ne dite te hallit,per te ushqyer familjet e tyre.
    Ndjehet qe infeksioni osman i Babes,qe po e perhap ti ketej,historikisht eshte shume dhe me vdekjeprures se vet covidi.
    Mbasi i vdes shqiptarit dhe kombit te tij europian vec trupit,por dhe shpirtin.

  5. karagjozo says:

    tall bolet vella se ske faj ti! kur ke nje popull te mbarruar qe e gajas me nje batute dhe popullibe harron! foshnjarak qe i genjen me nje karamele ose nje imitim prej idjotesh ne surrat! si lore nuk e sitke sa do vijne?! kush te kw thene qe do vijne? ai qr ka thene qe do vijne nuk e ka ditur sa do vijne apo ta ka thene dhe ti nuk do ta thuash se eshze shifer qesharake! Ja pra kjo eshte vlera jote ne politiken evropiane qe me pak fjal sta var njer dhe ste kane ne refene se je klloun dhe karagjoz!

  6. Llaqi says:

    FILLOI ZBATIMI I PLANIT RAMA: MASHTRIMI I RRADHES.
    KY ESHTE MITOMAN I ÇORODITUR O NJEREZ TE MIRE QE NUK JU LEJOHET TE JENI NAIVE.

  7. Llaqi says:

    FILLOI ZBATIMI I PLANIT RAMA: MASHTRIMI I RRADHES.
    KY ESHTE MITOMAN I ÇORODITUR O NJEREZ TE MIRE QE NUK JU LEJOHET TE JENI NAIVE…

  8. Faji says:

    Zoti “Dega” më lejoni një replikë: po natyrisht që Shqipëtia më 2022 e ka radhën, dhe shpejt është, kur po atë vit apo dhe më tutje e kanë radhën edhe vende shumë të zhvilluar, madje vende që e investuan dhe e krijuan Vaksinën. Besoj se i lexoni lajmet për “makinacionet” e prodhuesve të Vaksinave, që po ua dredhin edhe vendeve të pasura. Mos është faji i k/ministrit, që vendi ynë është në fund? Për të mos thënë që edhe vendet e tjera të Ballaknit Perëndimor, pra fqinjët tanë, janë në fund, ca më poshtë apo i çikë më përpara se ne. Pse pretendoni që Shqipëria të jetë në radhën e parë për të pasuar Vaksinën?! Apo, jemi që jemi, t’i fusim një të baltosur k/ministrit. Antipatinë për Ramën dhe PS-në mund ta tregoni në votime, jo në opinione të fshehta. Shpresoj të më mirëkuptoni.

  9. Martin says:

    Hapuni ndaj vaksinave ruse e kineze, cfare prisni?!

  10. Hi says:

    Zagaret filluan te lehin a thua se ne Jemi qendra e Botes, nderkohe qe e gjithe Europa nuk po merr vaksina sipas kontratave te lidhura me format prodhuese !
    Qetesohuni!

    VAKSINAT po vine.

  11. republika.iljazi. says:

    U “qeshur”fati këtyre që dinë vetëm të nxjerrin vrerë nga gojët e tyre të prishura!
    Shihni se çfarë po ndodh në botë…!
    Vetëm baltë dinë të hedhin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje