A duhet të vaksinohen ata që infektohen pas dozës së parë?

3 Shkurt 2021, 18:18Sociale TEMA

Çfarë ndodh me personat që infektohen me Covid pas dozës së parë të vaksinës si rasti i doktor Pëllumb Piperos? Specialistët e Shëndetit Publik thonë se ata duhet ta rimarrin vaksinën nga e para, por pasi ka kaluar një periudhë e largët kohore.

“Antitrupat krijohen pas dozës së parë, në javën e dytë. Por në momentin që infektohesh brenda kësaj periudhe, atëherë krijon edhe antitrupa nga imuniteti natyral. 

Vaksina rekomandohet, por pasi ka kaluar një kohe e gjatë, jo rishtaz sapo kalon sëmundjen e Covid-19”, shprehet specialistja Iria Preza.

Ndryshe nga imuniteti natyral, imuniteti i krijuar nga vaksinimi zgjat më shumë se 6 muaj.

“Nuk dihet se sa gjatë zgjat imuniteti nga vaksinimi, sipas prodhuesve të vaksinës ai zgjat më shumë se 6 muaj”, thotë Preza.

Ashtu si në dozën e parë, edhe në të dytën, personat e vaksinuar mund të kenë efekte të lehta anësore, si dhimbje krahu, skuqje në vendin ku është injektuar vaksina, apo temperaturë të lehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje