Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se në Shqipëri nuk është konfirmuar ende asnjë rast me variantet e koronavirusit, por nga Gjermania vjen një lajm i kundërt.
Gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan sot se një 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria dhe shfaqi simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit.
Ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.
Mutacioni mund të identifikohet në Gjermani, por për Shqipërinë ekspertët gjermanë shfaqën skepticizëm. Shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë.
Po ashtu gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ishte e mundur të gjurmoheshin kontaktet e njerëzve të infektuar prej saj dhe të ndërpritej zinxhiri i infeksionit.
Shqipëria pretendon se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik dhe po monitoron për raste të mundshme të mutacionit të ri, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19.
Deri në këto momente autoritetet shqiptare deklarojnë se nuk kanë konstatuar asnjë rast të dyshuar. Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është e ndryshme. Varianti i ri është i njëjti risk si Covid-19. Ky lloj virusi ka treguar shumë qartë një predispozitë gjenetike.
Mero e di Edi Rama ate punë. Sukseset e tij po mahnisin botën.
Rames nuk i ka mbetur gje per te bere, me kete lloj specie qe s’mbush mire (po hiç fare ) ……por te dali me palloshin e tij me “gunga” dhe ti godase ne çaçke te kokes qe te vine ne terezi . E ç’mund te beje tjeter Rama …me fjale , me gjoba me ndalime …. e ç’mund te beje tjeter perveçse tuk-makun me gunga kokes . Milet “kam-kum” qe nuk hane pyka …dhe fajin e paska Edi Rama ? O Edo po fillo njehere “shqejua” njeher nenat ketij pis mileti qe te te thote baba pastaj ….vetem keshtu merr vesh qeni i rrahur .
Infektimet Ditore ne Shqiperi ne Raporte me NUmrin e POpullsise jane ne Shkalle ALARMANTE…. vetem si POlitikanet ashtu edhe Mileti nuk do tja Dine…GJithe diten duan te rrine Kafeneve,stil Arabe Jetes….me nje Caje kalojne dy-ore….
Qendrat e INfektimit jane me shume ne zonat e Mbipopulluar..dhe ku Ambjenti…ajri eshte i Renduar…keshtu ja ngjisin njeri-tjetrit…
@@Pse ne GJermani jane MByllur Hote-Kino-Teater-Restaurante????????????Pse jo dhe ne Shqiperi???Politika ka “Frike” se zemeron Pronaret dhe Klientet..lere se Standarti i Mjeksise tone eshte shume “Larte”….sa te gjithe Deklarojne se Virusi Angleze nuk ka mberritur ne Shqiperi, nje Hipoteze Idjote dhe e Frikshme….
@@ne te Vertet askush nuk e di se si Perhapet Virusi???te pakten ne 75% te Rasteve….keshtu Deklarojne POlitikanet GJerman….lol
Gjermanin e ka rrëmbyer kriza vitit 1929.
Gazetare shpellare qe duhet qe te dergoheni para drejtesise per keqinformimin e publikut me dashje apo pa dashje. Ku e keni kete fjale”Gjermania ne alarm, tek artikulli qe keni perkthyer? Perkundrazi aty shkruhet qe nuk ka vend per shqetesim.
Ne rradhe te dyte, dukeni qe jeni anaöfabete funksionale. sepse as nuk e dini se ku bie dhe çfare jane emrat e vendeve qe permendni. Taunus nuk eshte qytet por eshte zone dhe nuk eshte prane por eshte brenda landit Hessen.
Ju shkruani me qellim, qe tipa te tille si ky gomari “na myten” ta lexojne dhe te shürehen gabimisht. Sipas ketij idioti Rama e ka fajin nese dikush infektohet.