“Mos merrni një qerre me ilaçe”, Skënder Brataj tregon çfarë duhet të bëni pas ditës së 7 të infektimit

2 Shkurt 2021, 20:31Sociale TEMA

Prej kohësh tashmë ekspertë të shëndetit bëjnë thirrje që të infektuarit me koronavirus të mos marrin antibiotikë dhe kortizonikë që në fillim të infektimit.

Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare tha se kjo është një praktikë e gabuar që ndonjëherë ndiqet edhe nga vetë mjekët.

“I marrim që në fillim, dikush do të përfitojë e të ka dhënë një qerre me ilaçe. Nëse receta që unë jap është pa vulë nuk është nga institucioni.

Në momentin që mjeku është në punë, ka detyrë të përfaqësojë institucionin me firmë e vulë. Ligji e lejon dypunësimin”, tha ai

 Brataj tha se në javën e parë të infektimit, nëse e keni në formë të lehtë, mund të merren vetëm paracetamol, lëngje e vitamina:

“Në javën e parë, paracetamol e lëngje e vitamina, edhe këto s’është e thënë t’i marrësh se s’bën, mund t’i marrësh përmes ushqimit.”

Më tej, Brataj shpjegon që nëse simptomat vijojnë pas ditës së shtatë, kjo do të thotë se sëmunjda po përparon dhe se e mira është që të bëhen disa analiza dhe të konsultoheni me mjekun.

“Nëse simptomat vijojnë pas ditës së 7 kjo do të thotë se sëmundja po evoluon. Nëse temperatura shkon 39- 40 gradë do të thotë se ka shkuar në infeksion.

Në ditën e 6-7 bëj analizat, që tregojnë infeksionin dhe kuagolimin e gjakut. Në bazë të tyre mjeku vendos”, tha ai.

Nëse teprohet me antibiotikët, sipas mjekut, dëmtohet flora intensinale ndërsa kortizoni duhet marrë dhe ndërprerë sipas disa rregullave të caktuara.

4 komente në ““Mos merrni një qerre me ilaçe”, Skënder Brataj tregon çfarë duhet të bëni pas ditës së 7 të infektimit”

  1. Kinom says:

    Z. Brataj respekti per ju si njeri ne radhe te pare dhe si mjek. Ju lutem ju kerko qe te na sqaroni me mire ruget qe duhet te ndjekim per person at qe jane prekur nga virusi. Kemi shume besim tek ju te na keshill oni rrugen qe duhet te ndjeki cdo person I prekur sipas raste e qe kalon sejcili, kemi shumenevoje per keto keshilla vecanrishte nga ana juaj si specialise. Me shume respekt.

  2. Shenjestra says:

    Ju falnderojme zoti Brataj per keshillat e mira qe na jepni.Suksese ne punen tuaj heroike.

  3. Ilirjan says:

    Flora intestinale… jo intensinale !

  4. apapa says:

    Nje pyetje z. Brataj? Po uje dhe ushqim a duhet te konsumojme? Po kur jemi te shtruar ne spital, apikohet kjo, apo s’ka nevoje per uje dhe ushqyerje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje