Rama merr dozën e dytë të vaksinës

2 Shkurt 2021, 09:58Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka marrë këtë të martë dozën e dytë të vaksinës Covid. Gjatë komunikimit me mjekët, Rama tha se nuk ka pasur asnjë efekt për shkak të vaksinës.

Në po të njëjtën kohë, vaksinën e mori edhe drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo, e cila është personi i parë që u vaksinua në Shqipëri me vaksinën antiCovid.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi më 11 janar dhe kryhet në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, në Shqipëri arritën dozat e para në bazë të kontratës me kompaninë Pfizer. Janë 1170 doza që kanë ardhur dhe do të përdoren për ata që kanë marrë dozën e parë. Kryeministri tha se këto doza do të përdoren edhe për grupet e riskut.

Po ashtu kryeministri bëri me dije se brenda muajit Shkurt do të vijnë të tjera doza. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe një marrëveshje të mundshme me AstraZeneca duke thënë se po vijojnë negociatat me ta.

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar rreth 660 mjekë dhe infermierë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje