Pse domatja nuk e ka më atë shijen dhe aromën e dikurshme?

1 Shkurt 2021, 22:25Sociale TEMA

Në kërkim të domateve të vërteta, atyre me lëng dhe me shije apo aromë karakteristike, shpesh do të zhgënjehemi, veçanërisht nëse i kërkojmë në supermarket.

Një studim jep një përgjigje për këtë pyetje dhe tregon se 93 për qind e domateve nuk kanë versionin e gjenit që u jep atyre aromën e veçantë.

Përkundër faktit që mendojmë se fajtori është modifikimi gjenetik, në fakt shkaku qëndron te kultivuesit, d.m.th., te përpjekja e tyre për të përfituar sa më shumë nga domatet, në kuptimin ekonomik.

Me kalimin e kohës, gjenet që përmirësojnë shijen humbin ose zgjidhen negativisht gjatë procesit të riprodhimit. Kjo është arsyeja pse domatet e sotme nuk kanë shumëllojshmëri gjenetike, e kësisoj  shije dhe aromë karaktaristike, shkruan BigThink.

8 komente në “Pse domatja nuk e ka më atë shijen dhe aromën e dikurshme?”

  1. mond says:

    dmth:” shume e per lume”, dhe kjo eshte per pothuaj te gjitha prodhimet bujqesore, doni shume dhe ne cdo stine??? po, do ti kini, por ato te vertetat harrojini ju qe i kini provuar sepse brezat e rinj as e kane idene se cfare ndodh, ata po te kene celularin ne dore jane ok, kurse domatet ju duken thjesht te bukura.

  2. Ben says:

    Asgje nuk morem vesh.Shpjegimi shume kot.

  3. Pyet nje biokimist. says:

    Domaten , mollet pasi i ke blere vendosi diku ne nje kend te guzhines dhe pas nje jave ato do te jene “zbrylltura” dhe shija “ujore” do jete permiresuar .
    Frutat jane qenie me qeliza te gjalla dhe midis pjekjes “teknike” qe eshte per tregeti duhet nje fare kohe tjeter shtese (rreth nje jave ose me) ne nje ambjent pak te ngrohte , “ambjent guzhine” , vjen pjekja biologjike e cila sjell edhe permiresim te shijes .

  4. Soreto says:

    Pyesni Lulin se ai e njeh mire domaten. Ne rini e quanin Lul domatja. Pse? Histori e gjate.

  5. Sinanpashai says:

    Keto jane pasojat, kur prodhimin e komandon tregu dhe jo e kunderta. Prodhuesi vihet nen presion nga tregu, kur duhet te jete e kunderta. Ka zgjidhje, me zinxhirin prodhim – treg i hapur – perpunim industrial, me pjesemarrjen e soecualisteve te spikatur, gjithmone do te gjej me he njesite tregetare shumellojshmeri frutash e perimesh, karakteristike per cdo zone e krahine. Objekt I agroturizmit.

  6. ene aja shprehja e athereshme kur shtisnim arave ne Kooperativa
    tuj korr damoten
    – ” T’Hongsha Damotet ” (??)
    s’po e nigjojm asgjakundi bre burra .
    Eh c’kohe kan qen ato ateher ?

  7. Katunari says:

    E dini si oshtqo pune or lal .Faren nime e bon Hollanda,qi di te boje mire lopet ,po jo faren e domatjes.,qi hollandezet s ja kishin ni as eren e as shijen .A se prishem zinxhirin e prodhimit te farave gjate ketyne 30 viteve .Ime hani domatjeqe jan gur ,qi kalben tuj nejt. E nopuni me tezgat qi jane plot ene me dy mij leke kilja.

  8. saliu says:

    A i shkateruat politikane stacionet e prodhimit te farave,stacionet foragjere,tani te hame kashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje