Rama: Mjekët e spitalit të Prishtinës do të vaksinohen në Tiranë

1 Shkurt 2021, 20:03Sociale TEMA

Nga aeroporti i Rinasit, ku doli për të pritur 1170 dozat e Pfizer ndaj koronavirusit, kryeministri Rama u shpreh se do të vaksinohen edhe 50 mjekë nga spitali i Prishtinës.

“Ajo që ndodh me vaksinën është sagë më vete. Ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë.

Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj se rregullat strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta të Pfizer e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash.

Por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh dhe infermierësh për spitalin Covid të Prishtinës, gjë që do të bëhet këtu në Tiranë”, u shpreh Rama.

3 komente në “Rama: Mjekët e spitalit të Prishtinës do të vaksinohen në Tiranë”

  1. USA says:

    Bravo,po do na merzitesh Albinin,kete llapaqen rrugesh, qe ka bere shkollen e kriminelit Sali Berisha.

  2. Aferdita says:

    Bravo bravoo kryeministri yne me zemer te madhe mjeket e prishtines qe jane me balle te luftes te vaksionohen Triane me ato mundesi qe ka Ky eshte kryeminister qe duam ece perpara gjigant me koken larte te shqipetarit

  3. Nafija says:

    Bravo Edi Rama, po ruhu se mos te rrexon Albini me ate mustaqe mutin Bole Abazin?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje