“Ende asnjë vendim për universitetet”, Rakacolli: Vijojnë të pezulluara fluturimet me Britaninë

1 Shkurt 2021, 14:37Sociale TEMA

Komiteti Teknik i ekspertëve ka vlerësuar se rritja e rasteve javën e fundit ka ardhur si pasojë e moszbatimit të masave. Mira Rakacolli u shpreh se deri më tani nuk është detektuar  asnjë variant i ti i koronavirusit.

Zv/ministrja Rakacolli tha se situata vijon të mbetet e kontrolluar, prandaj është vendosur që të vazhdohet me ndërprerjen e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe, dhe shtoi se ky vendim do të vlerësohet sërish.

“Nga ana tjetër në rritjen e këtyre indikatorëve po vlerësohet dhe shfaqja e varianteve të Covid. Fatmirësisht deri më tani situata vazhdon të mbetet e kontrolluar”, tha Rakacolli.

Sa i përket kërkesës së universiteteve për t’u rikthyer në auditorë, Rakacolli tha se nuk ka ende asnjë vendim, por po punohet së bashku me Ministrinë e Arsimit për një plan. Rakacolli tha se vendimi për hapjen ose jo të auditorëve mund të jepet maksimumi deri në fund të kësaj jave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje