Ndahet nga jeta gazetari dhe profesori i nderuar shqiptar

1 Shkurt 2021, 11:31Sociale TEMA

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Gjirokastrës. Ka ndërruar jetë profesori dhe gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopuli.

“Sokrat Papadhopulli, një fisnik i rrallë, intelektual klasi, iluminist dhe humanist i madh, e varfëroi me ijken e tij Gjirokastrën, Dropullin dhe të gjithë Shqipërinë.

Matematicien me dhunti të rralla, para të cilit përuleshin profesorët, ai kontribuoi për shumë dekada në arsim duke manifestuar modestinë e njeriut të madh që punonte pa u lodhur, afër njerëzve dhe larg krekosjes akademike.

Ndër komentatorët sportivë më elegantë të shtypit Shqiptar, enciklopedist i futbollit, shkrimet e frymëzuara të Sokrat Papadhopullit na bënin ta donim edhe më shumë ekipin tonë simpatik, Luftëtarin e Gjirokastres.

Jeta e ti mbetet shembull i mundësisë mendore dhe shpirtërore për të qenë njëherësh Shqiptar dhe Grek, minoritar dhe gjirokastrit, duke ruajtur thelbin e patjetërsueshëm njerëzor.

Personalitet i rrallë dhe i madh, që do të na mungojë!  U prehtë në paqe!”- shkruan Gezim Basha. (TemA)

4 komente në “Ndahet nga jeta gazetari dhe profesori i nderuar shqiptar”

  1. Center says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe familjen e tij.

    Te mesojme prej ketyre njerezve.

  2. Kaonia says:

    Burre i shtruar qe kishe qejf ta degjoje,ngushellime familjes!

  3. Hamdi says:

    Pastë lënë jetë@

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje