Apeli i mjekes Lida Shosha, e infektuar familjarisht me Covid: Mos lejoni t’ju vrasin, njerëz si Ermal Mamaqi që sot duhet të ishin pas hekurave të burgut. Të ndëshkohen këta maskarenj

1 Shkurt 2021, 13:38Sociale TEMA

Mjekja Lida Shosha dhe familja e saj janë infektuar nga covid-19 dhe me sa duket se po e kalon në gjendje të renduar shendetesore, me terapi intensive, me oksigjen në hundë, trup të lodhur nga dhimbjet siç e përshkruan doktoresha.

“Mesazhi im është një oshëtimë: Mos lejoni t’ju vrasin, t’ju marrin jetën, njerëz si Ermal Mamaqi që sot duhet të ishin pas hekurave të burgut për këtë akt criminal që kanë bërë, e të tjerë si ky.

Ky është krim, vrasje, makabritet. Me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, të lënë në mëshirën e fatit për një vaksinë që nuk dihet se kur do të vijë.

Ju pushtetare e qeveritarë, që me dorë të celiktë duhet të ndëshkoni të gjithë maskarenjtë injorantë, të babëzitur për famë që shkelin rregullat e grumbullimeve të paligjshme, bash në dritë të diellit, që po injorojnë njerëzit që vdesin përditë, që po luftojnë me shpirt ndër dhëmbë për mbijetesë, e pakëz shpresë në fund të një tuneli ku sduket dritë.

Ndjesë pacientëve të mi për pamundësinë e ndihmës që ju nevojitet. Do e kalojmë dhe kët flamë” shkruan e zemëruar doktoreshë Lida Shosha.

Mbrëmjen e 30 janarit në një prej kinemave të Tiranës Ermal Mamaqi mbajti trajnimin e reklamuar prej tij “Mendo, ndrysho, fito”.

Edhe pse situatë pandemie, Mamaqi ia ka dalë të mbajë dhjetëra persona në një ambient të mbyllur.

3 komente në “Apeli i mjekes Lida Shosha, e infektuar familjarisht me Covid: Mos lejoni t’ju vrasin, njerëz si Ermal Mamaqi që sot duhet të ishin pas hekurave të burgut. Të ndëshkohen këta maskarenj”

  1. rroku says:

    Burrat e kurvave nuk denohen…

  2. Zani says:

    Kapitalizmi eshte me shume i eger sesa duket, paraja mbi te gjitha, lukse siperfaqsore, shkatrrim i njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje